LAJMI I FUNDIT:

Një mashkull dhe një femër arrestohen në Skenderaj për shitje të drogës

Një mashkull dhe një femër arrestohen në Skenderaj për shitje të drogës

Në orët e mëngjesit Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë ka zbatuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.

Urdhër kontrolli është bërë në një shtëpi dhe objekte përcjellëse, që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një substance të dyshuar narkotike në sasi prej 650 gramë.

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar: R. SH. 27 vjeçar dhe F B. 24 vjeçare .


Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit R. Sh., i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa e dyshuara është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tyre janë iniciuar raste për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të substancës narkotike’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.