Në takimin e dytë të Komitetit Drejtues të Projektit “Mbështetje e Mëtutjeshme e Zhvillimit të Tregtisë në Kosovë” i financuar nga BE-ja ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka theksuar se objektivi i përgjithshëm i projektit është vazhdimi dhe promovimi i integrimit të Kosovës në ekonominë botërore dhe përforcimi i rolit të shtetit në qeverisjen ekonomike.
Ministri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë hapin e parë në negocimin e marrëveshjes tregtare EFTA ku në muajin Nëntor të vitit të kaluar është nënshkruar Deklarata e Përbashkët për Bashkëpunim dhe po ashtu në muajin Qershor 2018 është marrë vendimi për aplikim në OBT në statusin e anëtarit vëzhgues.
“Aktivitet me prioritet për MTI-në është hartimi i Ligjit për Tregti të Brendshme dhe Ligji për Tregti me Jashtë, prandaj falënderoj projektin për përkrahjen dhe ekspertizën që po ndihmon në këtë drejtim. Gjithashtu, presim përkrahje gjatë zhvillimit të negociatave me vendet e EFTA-s dhe në rrugën tonë drejt anëtarësimit në OBT”, tha ministri Shala.
Ai potencoi se që ky projekt ka një agjendë ambicioze, duke shtuar se në fund do të ndahen të gjithë të kënaqur.
“Pasi që do të bëjmë punë të mëdha e që do të rezultojnë në përmirësimin e kapaciteteve të MTI-së për të zhvilluar negociata dhe zbatuar politikat tregtare, përfshirë mbrojtjen dhe zbatimin e pronësisë intelektuale, në përputhje me kërkesat e tregtisë ndërkombëtare dhe praktikat e BE-së dhe në përmirësimin e kapacitetit të saj për të mbështetur prodhuesit vendor”, tha ministri Endrit Shala.
Sipas tij, do të ishim mirënjohës nëse mandati i projektit do të zgjatej përtej muajit Korrik 2020.
“Departamenti i Tregtisë dhe akterët tjerë relevant kanë nevojë për ekspertizën e ekspertëve nga BE dhe për praktikat më të mira ndërkombëtare. Për këto dhe aktivitetet tjera në kuadër të projektit keni përkrahjen time të pa rezervë dhe besoj që e njëjta do të jetë edhe nga ana e projektit dhe Zyrës së BE-së ndaj MTI-së”, theksoi Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë