Dëshmia në Kongres e ish-avokatit personal të Presidentit Donald Trump, Michael Cohen, tërhoqi mjaft vëmendje në Uashington, në një kohë kur presidenti po vihet gjithnjë e më tepër nën llupën e medias dhe të politikanëve të opozitës.
Për disa analistë, dëshmia e ish-avokatit ktheu në kujtesën e vendit momentet dramatike të një epoke tjetër, atë që u quajt skandali Uotergejt i viteve 1970, i cili përfundimisht e detyroi Presidentin Richard Nixon të largohej nga posti.
Ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen, sulmoi ashpër presidentin, njeriun për të cilin dikur thoshte se do ta mbronte qoftë edhe duke i dalë vetë plumbit përpara.
“Donald Trump është një njeri i cili e vuri kandidaturën për të bërë të madh emrin e tij dhe jo vendin. Ai nuk kishte as dëshirën dhe as synimin për të drejtuar vendin, por thjesht për të reklamuar veten dhe për të rritur pasurinë dhe fuqinë e tij”.
Zoti Cohen e implikoi Presidentin Trump në akuza konkrete për shkelje kriminale, të cilat Presidenti Trump i ka mohuar në mënyrë të përsëritur.
Presidenti vazhdon gjithashtu të minimizojë hetimin për Rusinë të drejtuar nga prokurori i posaçëm Robert Mueller.
“Nuk ka patur bashkëpunim të fshehtë. Ajo që thuhet është mashtrim. Nuk ka patur asgjë. Është një turp. Është turp për vendin tonë”.
Dëshmia e ish-avokatit Cohen u kujtoi njerëzve skandalin e Uotergejtit në vitet 1970, kur presidenti i atëhershëm Riçard Nixon u akuzua për shkelje kriminale nga njëri prej ndihmësve, John Dean: “Unë e kuptoj se kjo është pothuajse një detyrë e pamundur, nuk është aspak një situatë e këndshme. Por unë mund të flas vetëm për atë që di të jetë fakt dhe pikërisht këtë po i them këtij komisioni”.
Dëshmia e zotit Dean implikonte presidentin Nixon në Shtëpinë e Bardhë se kishte fshehur hyrjen e njerëzve të tij në selinë e Partisë Demokratike në kompleksin Uotergejt në vitin 1972.
Pas nisjes nga Kongresi të procedurave të shkarkimit, Presidenti Nixon dha dorëheqjen – i vetmi president amerikan që e ka bërë këtë.
“Unë kurrë nuk kam qenë nga ata që i largohen përgjegjësisë. Fakti që largohem nga posti para se të më përfundojë mandati, kjo është diçka e neveritshme për çdo instinkt në trupin tim. Por, si president, unë duhet të vendos interesat e Amerikës mbi të gjitha”. /gsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë