LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi i David Hale me liderët e Kosovës

Përfundon takimi i David Hale me liderët e Kosovës

(E PLOTËSUAR) Ka përfunduar takimi i Nënsekretarit për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale, me tre liderët e vendit, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Sipas burimeve të Telegrafit, takimi i diplomatit amerikan është mbajtur në rezidencën e Ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë.

Pas këtij takimi liderët janë mbledhur në njërin prej restoranteve të kryeqytetit. Merret vesh se aktualisht në takim janë vetëm kreu i shtetit, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.


Ende nuk janë bërë publike detajet nga ky takim, sikurse nuk është bërë e ditur nëse gjatë ditës do të ketë takime të ndara me udhëheqësit shtetërorë të vendit dhe liderë të partive politike. /Telegrafi/

—————————————————————————————————-

Në Ambasadën amerikane nis takimi i David Hale me liderët e Kosovës

Në Prishtinë ka filluar takimi i Nënsekretarit për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale, me tre liderët e vendit, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Burime të sigurta të Telegrafit bëjnë të ditur se takimi, i cili ka filluar në orën 08:30, është duke u mbajtur  në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë.

Në këtë takim, i cili është dashur të përfundojë në orën 09:30, diplomati amerikan do të kërkojë nga liderët kosovarë që të bëhet pezullimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ndryshe, tashmë kanë kaluar më shumë se tre muaj prej kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Vuçiq, zyrtarit të lartë amerikan: Platforma për Dialog e Prishtinës nuk lë vend për kompromis
Lexo po ashtu Vuçiq, zyrtarit të lartë amerikan: Platforma për Dialog e Prishtinës nuk lë vend për kompromis

Para se të vijë në Prishtinë, diplomati amerikan David Hale, dje ka qëndruar në Beograd. Gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Hale ka kërkuar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në kërkim të arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve./Telegrafi/