Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, pas një takimi, që ka zhvilluar me Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, Francois Bontemps, kanë nënshkruar nëpërmjet një ceremonie në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Instrumentet e Ratifikimit të Marrëveshjes për Sigurimet Sociale në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.
“Kam nderin që sot, të nënshkruajmë Instrumentet e Ratifikimit, përmes së cilave konfirmojmë datën e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për “Sigurime Sociale” në mes të dyja vendeve. Marrëveshja e lartpërmendur, përveç rëndësisë së përmbajtjes së saj, po ashtu do të lidhet me një shtet mik të Republikës së Kosovës, me qëllim të promovimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin reciprok në fushën e sigurimeve sociale.”, ka thënë Pacolli.
“Jemi të nderuar e me fat të kemi Mbretërinë e Belgjikës përkrah Kosovës gjatë çdo sfide e suksesi. Jemi shumë të kënaqur edhe me intensifikimin e takimeve, konsultimeve politike dhe të gjitha format e bashkëpunimit të deritanishëm”, është shprehur tutje numri dy i Qeverisë, Pacolli.
Me këtë Marrëveshje, do t’i mundësohet shtetasve të dy shteteve, e drejta e tyre në pensionet kontribut-paguese (duke përfshirë dhe pensionet e kursimeve individuale – trusti pensional), pensionet familjare dhe pensionet invalidore të punës.
Shtetasit kosovarë, të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Mbretërinë e Belgjikës, do t’ju mundësohet, që pas arritjes të moshës së pensionimit, të kenë të drejtë, që këtë pension ta marrin në Kosovë.
Gjithashtu, shtetasve kosovarë do t’i mundësohet e drejta për t’i bashkuar periudhat e kontributeve (stazhit të punës), në mënyrë që të realizojnë pensionin, në rastet kur nuk është e mundur që të plotësojnë kushtet ligjore për pensionim qoftë në Kosovë apo në Belgjikë.
Në anën tjetër, personat, të cilët banojnë në Belgjikë dhe plotësojnë kushtet për përfitim të ndonjërit pension sipas legjislacionit të zbatueshëm, pala kosovare është e obliguar që ta transferojë pagesën e pensionit nga Kosova në Belgjikë.
Sipas marrëveshjes, çdo shtetas (kosovar apo belg), ka të drejtë të aplikojë në ndonjërin prej dy vendeve në këto lloje të përfitimeve.
Kjo marrëveshje ishte nënshkruar më 20 shkurt 2018, në Bruksel, ndërsa pas nënshkrimit dhe shkëmbimit të instrumenteve të ratifikimit ajo hyn në fuqi më 1 Qershor, 2019.
Në aspektin bilateral Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës janë përqendruar në rritjen e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe sigurisë, ndërsa në atë multilateral, Belgjika vazhdon ta mbështes Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare.
Republika e Kosovës ka pranuar mbështetje të madhe nga Belgjika sidomos në Organizatën Botërore të Doganave (OBD); në avancimin e statusit në Frankofoni, ndërsa vazhdon të përkrahë fuqishëm vendin tonë edhe për anëtarësimin në Interpol dhe agjendën evropiane.
Mbretëria e Belgjikës kishte qenë njëri ndër shtetet e para, që e kishte njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, më 24 shkurt 2008. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë