LAJMI I FUNDIT:

Shaban Lushtaku dhe Naim Sallahu shpallen të pafajshëm, konfirmon avokati Koci

Shaban Lushtaku dhe Naim Sallahu shpallen të pafajshëm, konfirmon avokati Koci

Naim Sallahu dhe Shaban Lushtaku, janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, avokati Airanit Koci, i cili ka thënë se vendimi është marrë sot.

“Sot në ora 8:45 ka qenë shpallja e aktgjykimit. Prokuroria nuk ka pasur asnjë provë kur ka ngritur aktakuzën dhe se kjo gjë është vërtetuar sot edhe nga Gjykata Themelore”, ka thënë Koci.

Lushtaku dhe Sallahu ishin denoncuar nga shefi i OSHP-së, Blerim Dina për kërcënim.


Duhet përkujtuar që ky rast kishte të bënte me tenderin për autostradën A7, Prishtinë-Gjilan ku thuhej se Kryetari i Bordit të OSHP-së, Blerim Dina thoshte se u kërcënua me jetë nga Shaban Lushtaku dhe Naim Sallahu.

Në bazë të aktakuzës thuhej se Lushtaku dhe Sallahu kishin shkuar tek banesa e Dinajt në kohën kur në OSHP për shqyrtim kishte ankesa për një tender në Ministrinë e Infrastrukturës me vlerë afro 22 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori