LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi mujor për mars: Kush prej jush do jetë shenja më me fat, kush do të përjetojë një periudhë të përgjumur

Horoskopi mujor për mars: Kush prej jush do jetë shenja më me fat, kush do të përjetojë një periudhë të përgjumur

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje

Telegrafi sjell përshtatjen e parashikimit të yjeve për mars, më poshtë mund të lexoni se çfarë ju ka rezervuar ky muaj.


DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Po silleni në mënyrë shumë ambicioze dhe dëshironi të krijoni përshtypje të mirë te partnerët afaristë. Ngjarjet e reja në skenën afariste kërkojnë shkathtësi të stërholluar në përshtatje dhe veprime të mençura. Dini me shkathtësi t’i shfrytëzoni aftësitë tuaja dhe formulat e ndryshme afariste të cilat ju sjellin rezultate të mira. Keni supozime të mira kalimtare, posaçërisht me rastin e zgjidhjes së interesave të rëndësishme afariste-financiare. Është me rëndësi që të bëni vlerësim dhe zgjedhje të mirë. Pas disa situatave testuese do ta kuptoni që po avanconi shumë shpejt, elokuencën tuaj përkushtojani trendit afarist, i cili premton rezultate praktike apo suksese materiale. Nga java e tretë e muajit mund të realizoni qëllimet kryesore dhe t’i ktheni disa borxhe financiare. Angazhohuni që të ideoni zgjidhje alternative për disa situata të papritura. Nga fundi i muajit, pranoni një ofertë të volitshme dhe jini më këmbëngulës me rastin e vendosjes së lidhjeve të reja afariste.

Shëndeti: Do të keni probleme me pagjumësinë. Më mirë është të flini gjumë më herët, në mënyrë që ditën në vijim të jeni më të kthjellët.

Dashuria: Po i vëreni disa paralajmërime të cilat nuk po i kuptoni edhe aq mirë, prandaj herë-herë po jeni i brengosur edhe për shkak të mosmarrëveshjeve të ndryshme, të cilat ekzistojnë në jetën tuaj dashurore. Megjithatë, çdo problem ka edhe zgjidhjen e mirë dhe paraqet një përvojë të mirë. Nuk ka nevojë që të merreni me disa situata të parealizueshme apo të gabueshme nga e kaluara juaj dashurore. Është me rëndësi që të kuptoni mësimin e mirë nga jeta e përbashkët. Në entuziazmin e epsheve apo të dilemave, hapni sytë mirë dhe shikoni se ç’ju thotë zemra juaj. Dashuria ka forcën më të madhe, nëse jeni mjaftueshëm i sinqertë dhe nëse u besoni ndjenjave tuaja. Ruajeni orientimin pozitiv dhe mendimet e bukura për personin e dashur. Është me rëndësi që të ndieni ngrohtësinë emocionale në shoqërinë e personit të dashur. Lumtura e përbashkët është nxitja më e mirë për të gjitha planet e ardhshme.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: Me kujdes po i përcillni ngjarjet aktuale në skenën afariste dhe po keni dëshirë që të avanconi pozicionin tuaj në mesin e bashkëpunëtorëve. Jeni shumë aktiv në anë të ndryshme dhe po pranoni sfida të reja afariste në pajtim me afinitetet tuaja. Megjithatë, mos lejoni që puna t’ju preokupojë më shumë sesa është e nevojshme. Mësohuni të caktoni kufirin e qartë dhe të drejtë në mënyrë që të mbroheni nga komentet e ndryshme apo nga gjërat e pakëndshme, të cilat potencialisht e rrënojnë statusin tuaj afarist. Në momentin vendimtar kërkoni këshillë nga të tjerët, para se të filloni një aksion të ri afarist dhe financiar. Në periudhën nga 22 marsi është mirë që të përfundoni punën e cila do të ju sjellë lehtësi të caktuara dhe e cila do të ketë efekt për një kohë të gjatë. Nga fundi i muajit ju pret një përkrahje profesionale dhe një formë e mirënjohjes publike apo e avancimit në skenën afariste.

Shëndeti: Nervat tuaja edhe ashtu të dobësuara ruajini për ngjarje konkrete stresuese, të cilat këto ditë nuk do t’ju kursejnë.

Dashuria: Herë pas herë po kaloni nëpër faza të ndryshme të gjendjes shpirtërore, mirëpo në mënyrë të qartë po shfaqni nevojën për ndjenjën sa më të madhe të afërsisë, besimit apo të përkrahjes emocionale. Po ndieni pasiguri emocionale, ndonëse personi juaj i dashur me këmbëngulje po përpiqet t’ju bindë që të pranoni zgjidhje të re kompromisi. Mirëpo, juve po ju mungojnë vullneti i mirë dhe vendosmëria. Po refuzoni që dikush te ju të bëjë presion psikologjik dhe po ju irriton sjellja e personit të dashur. Keni bindjen që personi i dashur me shkathtësi po shfrytëzon “mënyrën e tërthortë” që t’i realizojë qëllimet e veta, gjë që edhe më shumë po nxit pakënaqësinë tuaj. Vullneti i mirë, butësia apo kujdesi, janë përgjigjja më e mirë ndaj dilemave të përbashkëta. Nëse jeni i ri apo i lirë, pranoni ofertën dhe shoqërinë e një personi. Romancën dashurore duhet me kujdes ta kultivoni, pa sinqeritet reciprok ajo humb fuqinë, vlerën dhe kuptimin e saj. Nga fundi i muajit ju presin ngjarje të mrekullueshme, lumturi intime dhe “lulëzim dashurie”.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Është e nevojshme që t’i harmonizoni dëshirat dhe mundësitë tuaja profesionale. Jeni të brengosur për shkak të statusit tuaj afarist dhe nuk dëshironi që të pajtoheni me standardet e njohura të cilat mbizotërojnë në rrethin tuaj. Kërkoni mënyrën më efikase të veprimit me qëllim që ta avanconi pozicionin tuaj afarist, mirëpo shumë çështje mbeten pa përgjigje. Bashkëpunëtorët po jua zënë për të madhe që lehtë po i kaloni disa oferta afariste apo që tepër po mbështeteni në vlerësimet personale, duke mos respektuar mendimin e të tjerëve. Në periudhën nga 5 marsi do të nxisni forma të një bashkëpunimi të zgjeruar, në mënyrë që lehtë t’i zgjidhni disa çështje pronësore, juridike apo statusore. Formulat e suksesshme duhet përsëritur në situata të ndryshme si garanci plotësuese për sukses afarist apo financiar. Eksperimentet mund t’i aplikoni vetëm në situatat e verifikuara, të cilat nuk i kalojnë dijet dhe përvojat tuaja praktike.

Shëndeti: Njeri i dashuruar është i lumtur dhe i shëndetshëm. Nuk keni kohë që të ngarkoni veten me probleme të vjetra. Dhëmbët dhe eshtrat aktualisht janë pika e dobët e organizmit.

Dashuria: Në jetën dashurore aktualisht po kaloni nëpër faza të ndryshme të gjendjes emocionale dhe të “sfidave epshore”. Herë pas herë keni përshtypjen sikur çdo gjë ju është e lejuar apo ju është pothuajse e arritshme. Ju kënaq nota emocionale apo sentimentale të cilën personi juaj i dashur po e fut në jetën e përbashkët. Dëshironi kënaqësi të ndryshme, ndërkaq ngjarjet e reja në jetën dashurore po ndikojnë në mënyrë shumë sfiduese dhe të këndshme. Me shkathtësi shfrytëzoni aftësitë tuaja të joshjes, lehtë dorëzoheni inspirimeve, epsheve dhe ndjenjave të cilat te ju zgjojnë personat e afërt. Dëshironi t’i realizoni qëllimet tuaja dashurore apo t’i kapërceni përkufizimet e deritashme në marrëdhëniet e përbashkëta. Nëse keni filluar ndonjë lidhje “sekrete”, janë të mundshme ndryshime të papritura. Bëni çdo gjë që është e nevojshme që të ruani lumturinë dashurore, si edhe personin i cili vërtet ju pëlqen.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Me dëshirën që të realizoni rezultate të mira jeni të gatshëm t’i kapërceni mundësitë tuaja të deritashme profesionale apo standardet e përcaktuara. Po ndieni energji kreative dhe doni që t’i përmirësoni statusin dhe pozitën tuaj afariste. Me vullnet të mirë ju është e domosdoshme mjaft dije dhe mençuri, në mënyrë që t’i realizoni qëllimet tuaja profesionale. Çështja e organizimit afarist dhe e besimit në bashkëpunëtorë të caktuar kërkon të mendoni mirë, para se të vendosni për përgjigje konkrete apo për definimin e përparësive. Mos lejoni që t’ju shqetësojnë disa ngjarje sporadike, është me rëndësi që në trendin e ngjarjeve të reja të jeni të gatshëm për forma të caktuara të ndryshimeve apo të mundësive të perfeksionimit. Në periudhën nga 20 marsi, ju presin rezultate të mira dhe lehtësi të konsiderueshme.

Shëndeti: Angazhimi shtesë fizik, shëtitja dhe relaksimi ndikojnë pozitivisht në balancën tuaj të brendshme andaj ndiheni edhe më i qetë.

Dashuria: Shpesh rrezatoni energji pozitive dhe po silleni me entuziazëm të madh apo me kërkesa para personit të dashur. Nganjëherë në entuziazmin emocional, mendoni se është e mundshme të realizohet lehtë çdo gjë. Mirëpo, në jetën tuaj dashurore vazhdimisht po këmbehen disa valë të ngrohta apo të ftohta. Epshet e theksuara dhe shpërthimet e bujshme të emocioneve në intervale të gjata, mund të ndikojnë në mënyrë shumë “intriguese” për marrëdhënien tuaj me personin e dashur. Është me rëndësi që emocionet tuaja t’ia përkushtoni kënaqësive të përbashkëta. Mos u bëni tepër “provokues”, sepse partneri juaj me siguri meriton kujdes dhe përkrahje më të madhe. Në periudhën nga 8 marsi, ju presin risi dashurore. Në harmoni me temperamentin tuaj apo me statusin emocional po i përgjigjeni në mënyrën më të mirë sfidës – nuk keni arsye të dyshoni në “lumturinë tuaj dashurore”.

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Në harmoni me aftësitë tuaja po planifikoni veprime të reja afariste dhe po silleni me shumë iniciativë në mesin e bashkëpunëtorëve. Qëndrimet tuaja optimiste po ushqejnë shpresë të madhe për suksese partneriteti. Vetëbesimi dhe trendi pozitiv që po ju përcjellin, ju sjellin gjasa të shkëlqyeshme për avancim të shpejtë afarist dhe për afirmim të ri. Pas angazhimeve të mëdha do të pasojnë shpërblimi adekuat dhe mirënjohjet nga ana e bashkëpunëtorëve tuaj. Me krenari dhe pa modesti false po e arrini suksesin tuaj profesional. Në periudhën nga 5 marsi, ju pret një shpërthim edhe më i madh i energjisë kreative, mundësi më të mira për përmirësim të kushteve. Nga fundi i muajit, pritet të keni takime dhe kontakte më të shumta me partnerë nga vende të tjera. Do t’ju shoqërojë “faktori i fatit”, mirëpo tregoni që keni vullnet të mirë dhe kuptimin e vërtetë për planifikimin e sukseseve për një afat më të gjatë.

Shëndeti: Është e dëshirueshme që në mënyrë të drejtë të mbroheni nga situatat e shumta të stresit, si edhe nga viruset e ndryshme, infeksionet dhe ftohjet.

Dashuria: Jeni të gatshëm për një rol joshës dhe inspirues kur është fjala për rolin e ri emocional, romancë dashurie apo lidhje të zjarrtë. Ngjarjet e reja po fusin një shqetësim të lehtë në jetën tuaj familjare apo në lidhjen dashurore. Nën ndikimin e emocioneve të fuqishme shpesh ndryshoni gjendjen shpirtërore dhe vendimet. Mirëpo, vala e emocioneve të reja të zjarrta paraqet rrugën e vërtetë drejt lumturisë së përbashkët. Është me rëndësi që ta bëni të lumtur personin tuaj të dashur apo të ndieni mirëkuptim reciprok. Në perspektivën dashurore, e mira me të mirë kthehet. Keni përshtypjen që lehtë po i bëni për vete persona të ndryshëm, të cilët te ju zgjojnë kujdesin tuaj emocional. Lirisht lëvizni disa kufij të deritashëm dhe vendosni kritere të reja të vlerave në jetën e përbashkët apo në lidhjen dashurore.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Puna: Po i përcillni në mënyrë aktive të gjitha ngjarjet e deritashme dhe keni kritere të qarta. Dëshironi të avanconi karrierën tuaj mirëpo dinamika afariste po ju imponon edhe probleme të reja në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. Strategjinë që po e zbatoni më në fund do t’ju sjellë rezultate pozitive, posaçërisht në planin financiar dhe në perfeksionimin personal. Ju mbetet vetëm që të avanconi pozicionin dhe popullaritetin tuaj në ambientin afarist. Nuk ka nevojë që t’i ashpërsoni marrëdhëniet me disa bashkëpunëtorë apo të krijoni raporte rivaliteti. Koha do të tregojë që keni zgjidhje më të mira afariste, si edhe mënyrën më efikase në zbatimin e interesave të përbashkëta. Në periudhën nga 10 marsi ju presin një sërë takimesh të dobishme të cilat ju paralajmërojnë perspektivë të mirë në punën me të cilën po merreni. Jeni para një periudhe të volitshme për paraqitje publike apo për testimin dhe verifikimin e dijeve praktike dhe profesionale.

Shëndeti: Nëse jeni të sëmurë, sanojeni gjendjen që të hyni në një periudhë më të mirë. Ndoshta disa nga problemet po i krijoni vetë ose janë fryt i imagjinatës suaj.

Dashuria: Jeni plot entuziazëm dhe dëshironi që të rregulloni “mozaikun” tuaj dashuror në një pamje pothuajse ideale. Një person te ju po zgjon “mendime të magjishme” apo një valë të ndjenjave të ngrohta. Me kokëfortësi po përpiqeni të krijoni balancën midis mendimeve dhe ndjenjave tuaja, mirëpo kjo gjë nuk do t’ju shkojë për dore pa praninë e një personi. Kënaqësitë e vogla paraqesin rrugën drejt lumturisë së madhe, mirëpo vetëm në gërshetimin e përbashkët të mendimeve dhe të ndjenjave. Është e nevojshme që sinqerisht të bisedoni me personin e dashur apo haptazi t’i rishqyrtoni planet e përbashkëta. Në dashuri nuk është mirë të luhet “loja e gabuar”, duke e mashtruar veten që është e mundshme të mbroheni nga zhgënjimet emocionale. Tregoni personit tuaj të dashur se gjithmonë ekziston një rrugë më e bukur dhe më e lumtur deri te fati i përbashkët. Fatmirësisht “ëndrrat” tuaja dashurore do të realizohen.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna:Meqenëse i keni kuptuar drejt rolin tuaj dhe rregullat themelore të bashkëpunimit afarist, përmbajuni në mënyrë korrekte normave tashmë të caktuara profesionale. Është me rëndësi që të furnizoheni me informata të sakta dhe të përgatiteni për paraqitje të varianteve të ndryshme profesionale. Dëshironi t’i avanconi pozitën tuaj afariste dhe synoni të perfeksionoheni, mirëpo rrethanat afariste e financiare në masë të madhe varen nga situata të cilën e imponojnë bashkëpunëtorët apo eprorët tuaj. Meqë po përpiqeni që t’i lini për më vonë disa obligime, kujdes të mos krijoni përshtypje të gabuar. Krahas interesave personale të cilat dëshironi t’i realizoni, është e domosdoshme që t’i kini parasysh edhe kriteret afariste të të tjerëve. Aftësia juaj e vërejtjes së mirë të gjërave, si edhe shkathtësia e përshtatjes së shpejtë me kushtet e reja do të bëjnë që të shpërbleheni mirë. Nga 11 marsi ju presin rezultate të mira dhe mundësi të shkëlqyeshme për perfeksionim të mëtutjeshëm profesional.

Shëndeti: Mendoni për mënyrën më të shëndoshë të ushqimit i cili do t’ju ndihmojë që të ndiheni mirë dhe që rregullisht të liroheni nga teprica e toksikeve nga organizmi. shmanguni situatave të stresit.

Dashuria: Jeni duke menduar se kriza e lidhjes tuaj dashurore po kalon, personi i dashur po ju bën me dije që është duke pritur marrëveshjen reciproke. Po përpiqeni që t’i zgjidhni dilemat dhe dyshimet tuaja të brendshme, andaj po ndieni pasiguri emocionale apo edhe hamendësime. Po ju duket që personi i dashur nuk po tregon mirëkuptim të mjaftueshëm për nevojat tuaja, kështu që konfliktet e shpeshta po ndikojnë në gjendjen tuaj shpirtërore. Jeni tip që shpesh shpërtheni në hidhërim dhe nga pak e provokoni personin e dashur. Mungesën e optimizmit po përpiqeni ta plotësoni me disa argëtime të jashtme. Është me rëndësi që të mos nguteni me vlerësimet tuaja apo të mos i vini në sprovë qëllimet emocionale dikujt tjetër.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Puna: Kur keni ide të mira dini të ndikoni në mënyrë ambicioze në rrethin tuaj, por në situata të caktuara dini të krijoni edhe pasiguri. Dëshironi që t’i arrini qëllimet tuaja dhe të kërkoni ekip bashkëpunëtorësh me ide të ngjashme. Angazhimi në drejtime të ndryshme krijon përshtypje të mira, por vetëm deri në kufij të caktuar. Përpiquni që të informoheni sa më mirë për të gjitha kombinimet profesionale, në këtë kuptim verifikoni të gjitha kriteret e rëndësishme të cilat ndikojnë në bashkëpunimin afarist. Me kujdes po mendoni për ofertat e reja dhe për vendimet e rëndësishme që do të duhej t’i merrni. Keni nevojë për përkrahje të dikujt në mënyrë që të realizoni qëllimet tuaja afariste e financiare, por në raste të shumta bashkëpunëtorët mbështeten në vullnetin tuaj të mirë. Nga fundi i muajit pranoni ofertën e cila nënkupton zgjerim partneriteti dhe investime të përbashkëta.

Shëndeti: Pika e dobët e organizmit tuaj janë gjëndrat me tajitje të brendshme. Meqenëse janë të lidhura me gjendjen tuaj shpirtërore, ka mundësi që këtë problem ta zbusni.

Dashuria: Në vrullin e herëpashershëm të inspirimeve të mëdha po silleni me entuziazëm të madh dhe po bëni jetë aktive shoqërore, shpesh po gjendeni në rrethana që të realizoni kontakte të reja apo kontakte të pazakonshme dashurore. Megjithatë, interesimi juaj emocional për një person të caktuar nuk ka karakter afatgjatë. Nuk dëshironi lidhje emocionale, andaj po bëni manipulime të ndryshme në mënyrë që të arsyetoni sjelljen tuaj të çuditshme. Nuk ka nevojë t’i shmangeni lidhjes dhe përgjegjësisë emocionale. Ju imponohet bindja që gjendeni para shikimeve kureshtare dhe po i identifikoni sinjalet emocionale, lirisht përgjigjuni sfidave të ndryshme në harmoni me statusin dhe afinitetet tuaja. Lidhja e sinqertë dashurore paraqet lumturinë tuaj intime dhe ndikon pozitivisht në paraqitjen edhe në vetëbesimin tuaj komplet.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Në harmoni me afinitetet tuaja profesionale shpesh gjendeni në qendër të ngjarjeve kryesore afariste. Ruajeni qetësinë e shpirtit dhe ekuilibrin, në mënyrë që t’u përgjigjeni drejt dilemave të ndryshme të cilat po ju shoqërojnë në skenën afariste apo në takimet me bashkëpunëtorët. Me forcën e vullnetit dhe me iniciativën personale, do të arrini të imponoheni para bashkëpunëtorëve apo në disa situata të rëndësishme. Ju imponohet puna në të cilën do të keni mundësi t’i tregoni aftësitë tuaja ndërmarrëse dhe organizatore. Në periudhën nga 19 marsi, është e nevojshme t’i plotësoni obligimet tuaja të rregullta apo t’i rregulloni disa kërkesa financiare. Nga fundi i muajit kushtoni kujdes stilit tuaj afarist dhe mënyrës së shprehjes. Shumicën e qëllimeve afariste mund t’i realizoni falë vlerësimit të mirë dhe nëpërmjet bashkëpunimit të suksesshëm. Zgjeroni kontaktet tuaja në drejtime të ndryshme.

Shëndeti: Shëndetin tuaj analizojeni më mirë. Mendoni për veprimet e ardhshme, në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm dhe sa më të lumtur.

Dashuria: Java e parë e muajit do të jetë vendimtare për realizimin e harmonisë së jetës së përbashkët apo të dëshirës suaj dashurore. Nuk keni nevojë t’i ekzagjeroni disa ngjarje në rrethin e familjes apo në raportet me personin e dashur. Fatmirësisht, stili juaj dashuror po ndikon në mënyrë shumë sfiduese apo nxitëse te personi i dashur. Keni rastin të dëgjoni komente pozitive për pamjen dhe sjelljen tuaj. Personit, i cili po ju pëlqen, bëjani qartë me dije që preferoni marrëdhënie të harmonishme, romancë dashurore apo lidhje të zjarrtë. Nëse jeni i ri apo i lirë, do të dëshironi romancë të re dashurore. Kënaquni me sfidat e reja dashurore, mirëpo është mirë të jeni mjaft të sinqertë në shfaqjen e ndjenjave tuaja. Lumturia dashurore është e arritshme, vetëm kur gjendeni në shoqëri të personit i cili u përshtatet shijes dhe afiniteteve tuaja.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Kohë pas kohe veprimtarinë tuaj afariste po e shoqërojnë ngritjet e papritura por edhe pengesa kalimtare, gjë që edhe më shumë po e shteron forcën dhe energjinë tuaj kreative. Meqenëse ju jeni person i cili kujdeset për interesat materiale, vështirë se mund të pajtoheni me situatën kur dikush i kufizon kërkesat tuaja afariste apo nevojën për afirmim më të madh. Gabimet të cilat kanë shoqëruar bashkëpunimin me një person apo lëshimet të cilat kanë pasuar për shkak të përqendrimit të keq dhe mungesës së ndjesisë për zgjidhje kompromisi, me siguri nuk mund të zvogëlojnë prestigjin tuaj të formuar profesional. Në periudhën nga 16 marsi është me rëndësi të bëni maksimumin në mënyrë që të realizoni qëllimet kryesore dhe pozicionin më të mirë në mesin e bashkëpunëtorëve. Nga fundi i muajit ju presin përmirësime të konsiderueshme në planin financiar.

Shëndeti: Keni prirje të bëheni vesveseli, ndërkaq ilaçi më i mirë për këtë është aktiviteti fizik, mbase edhe ndonjë shëtitje e lehtë apo një shoqëri që ju pëlqen.

Dashuria: Gjithnjë e më shpesh në jetën dashurore po silleni me entuziazëm dhe në mënyrë të kënaqshme, po kënaqeni me trajtimin të cilin po jua bën personi i dashur. Keni forcë të mjaftueshme vetëm kur pranë jush gjendet personi me të cilin mund t’i ndani mendimet, emocionet dhe inspirimet tuaja. Shenjat e kujdesit apo të butësisë të cilat po i tregon personi juaj i dashur, po fusin ndjenjën e afërsisë në jetën tuaj të përbashkët. Nëse jeni i ri apo i lirë, do të keni rastin e shkëlqyeshëm t’i realizoni shumicën e kontakteve emocionale apo romancë të re dashurore në harmoni me vizionin tuaj. Në periudhën nga 12 marsi ju presin kontakte të reja emocionale apo raste të pazakonshme dashurore. Romanca dashurore nganjëherë mund të jetë e çuditshme, mirëpo pa këmbim reciprok të ndjenjave të sinqerta ajo humb vlerën dhe kuptimin e saj.

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Gjendeni para rastit të shkëlqyeshëm që t’i realizoni një sërë qëllimesh të dobishme apo të pranoni bashkëpunimin me një person “të rëndësishëm”. Dëshironi që me metoda të shpejtuara t’i realizoni sukseset afariste, shoqërore apo publike. Nuk ka nevojë të hamendeni para sfidave të reja profesionale, por me konsultime të obligueshme me bashkëpunëtorët e besueshëm. Është me rëndësi të bëni zgjedhje të mirë në çdo pikëpamje. Pas situatave testuese, mund të prisni avancime të shpejta. Përpiquni që nevojat tuaja për suksese afariste t’ia nënshtroni trendit afarist i cili premton rezultate praktike apo materiale. Në periudhën nga 21 marsi, kushtoni kujdes mundësisë së avancimit më të madh profesional apo situatës e cila sjell forma të ndryshme të bashkimit të interesave afariste.

Shëndeti: Jeni përplot me energji dhe në humor shumë të mirë. Është mirpë që të merreni sa më shumë me sport, nëse dëshironi ta ruani këtë gjendje që e keni.

Dashuria: Po përpiqeni që ta kapërceni “krizën emocionale” nëpër të cilën po kaloni dhe jeni para një vendimi të ri, të cilin dëshironi t’ia komunikoni personit të dashur. Nganjëherë nuk është e lehtë të krijohet balanca midis arsyes dhe ndjenjave. Personi i dashur po shfaq pakënaqësinë e vet dhe po përpiqet t’ju bindë të mendoni ndryshe. Biseda apo përkrahja e miqve, gjithmonë ndikojnë pozitivisht në gjendjen tuaj shpirtërore dhe në vetëbesimin tuaj. Dilemat emocionale është e mundshme të zgjidhen, mirëpo me durim më të madh. Një largim i shkurtër nga personi i dashur duhet t’ju nxisë të merrni vendimin e duhur. Nëse jeni i ri apo i lirë, takimet dashurore dhe kontaktet ndikojnë si “zëvendësim” për disa dëshira të parealizuara të cilat i keni.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Meqenëse po e respektoni listën e prioriteteve, po silleni me shumë energji në momentin e duhur dhe po arrini që t’i impononi qëndrimet tuaja para bashkëpunëtorëve që kanë ndikim. Shpesh po merrni rolin aktiv me rastin e marrjes së vendimeve të rëndësishme për qëllimet parësore apo lidhur me investimet financiare. Përpiquni që t’i përfundoni të gjitha obligimet e mëdha në periudhën nga 22 marsi, mos lejoni që dikush t’ju kontestojë apo t’ju pengojë në realizimin e qëllimeve që ia keni vënë vetes. Me sukses do t’i vini në pah frymën praktike dhe aftësinë e veprimit efikas. Është me rëndësi që t’u përshtateni mirë kërkesave të reja dhe kushteve të afarizmit. Efikasiteti në kontaktet afariste paraqet atunë tuaj kryesore. Kushtoni kujdes ngjarjeve aktuale, të cilat mund të avancojnë pozitën tuaj afariste apo shoqërore. Mendoni për mënyrën e re të afarizmit, perfeksionimit në drejtime të ndryshme dhe të zgjerimit të lidhjeve tuaja me bashkëpunëtorët.

Shëndeti: Po ndiheni relativisht mirë. Përpiquni të mbani këtë stil të të menduarit dhe të sjelljes, dhe do të jeni gjithnjë e më i shëndetshëm dhe më i lumtur se kurrë më parë.

Dashuria: Gjithnjë e më shumë jeni duke e ndier notën romantike në lidhjen tuaj dashurore dhe po keni nevojë më të madhe për harmoni dashurore. Kënaquni me gjërat e bukura dhe lejoni vetes dalldinë e vërtetë emocionale, sepse çdo gjë që është e bukur mund të jetë inspiruese dhe e magjishme nëse këtë e dëshironi me të vërtetë. Juve ju mbetet të merrni iniciativën dhe të imponoheni në shoqëri të personit të dashur apo të personit i cili ju pëlqen. Nëse jeni i ri apo të lirë, mund të prisni takime të shumta apo aventura të pazakonshme dashurore në të cilat do të kënaqeni shumë. Me rëndësi është që jeni mjaft aktiv dhe po u përgjigjeni ftesave interesante të cilat po ju arrijnë nga të gjitha anët. Nëse jeni në lidhje të gjatë, do të kënaqeni me ngjarjet e reja të cilat ju sjellin harmoni dashurore. Romanca dashurore është kënaqësi e magjishme, mirëpo pa sinqeritet ajo humbë kuptimin dhe vlerën e vet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE

Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE

Intimitet dhe Pasion
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Gjëegjëza të vështira të cilat vetëm mendjet më të ndritura mund t’i zgjidhin

Gjëegjëza të vështira të cilat vetëm mendjet më të ndritura mund t’i zgjidhin

Lifestyle
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë

A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë

Këshilla dhe ide
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut

Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut

Astrologji
Kalo në kategori