LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit themelon ndërmarrje të re publike për trajtim human të kafshëve endacake

Bashkia e Shkupit themelon ndërmarrje të re publike për trajtim human të kafshëve endacake
Foto: Arkiv

Këshilli i Bashkisë së Shkupit në seancën e sotme ka sjell vendim për formimin e Ndërmarrjes së re publike për trajtim human të kafshëve endacake, ndërsa do të bart emrin “Lajka”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërmarrja do të formohet nga shërbimet ekzistuese që deri tani kanë funksionuar në kuadër të Ndërmarrjes publike “Higjiena komunale” e cila do të ndërmerr të gjitha aktivitetet: kapjen, transportimin, trajtimin dhe kujdesin, identifikimin dhe regjistrimin, vaksinimin dhe dehelmentacionin, kthimin në vendin e kapjes ose marrjes së procedurave për strehimin nga qytetarët e interesuar.

Nga Bashkia e Shkupit informojnë se gjatë vitit 2018 kundër Bashkisë dhe NP “Higjiena Komunale” janë ngritur mbi 200 ankesa për kompensim të dëmit për shkak të sulmit dhe kafshimit nga qentë endacakë.


Në krijimin e organizimit të Ndërmarrjes dhe organet e saja do të përfshihet edhe Sektori joqeveritar me përvojë nga sfera e mbrojtjes së kafshëve, me qëllim numri i qenve endacak të vihet në minimum e që do të sigurojë mirëqenie, por njëherësh do të garantojë edhe lëvizjen e sigurt dhe të papenguar të qytetarëve në sipërfaqet publike të qytetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori