LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit edhe këtë vit do të jep subvencione për pastrimin e oxhaqeve

Bashkia e Shkupit edhe këtë vit do të jep subvencione për pastrimin e oxhaqeve

Bashkia e Shkupit edhe këtë vit do të ndajë subvencione për pastrimin e oxhaqeve, me qëllim uljen e ndotjes së ajrit.

Siç informojnë nga Bashkia e Shkupit, ata do të kompensojnë një pjesë të harxhimeve për amvisëritë dhe subjekteve tjera për pastrimin e oxhaqeve, në vlerë prej 1 mijë denarëve, ndërsa në thirrjen publike do të mund të marrin pjesë personat fizik dhe juridik, të cilët jetojnë ose janë të regjistruar në rajonin e Bashkisë së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Thirrja publike do të zgjasë deri më 30 nëntor të këtij viti dhe do të realizohet në parimin “kush vjen i pari, i pari shërbehet”, gjegjësisht do të përfundojë deri në harxhimin e mjeteve të parapara për këtë qëllim nga Bashkia e Shkupit.


Ky institucion këtë masë e ka realizuar edhe në vitin 2018, kur u ndanë 269 subvencione./Telegrafi/