LAJMI I FUNDIT:

Ministritë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë me bashkëpunim të shkëlqyer

Ministritë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë me bashkëpunim të shkëlqyer

Niveli i lartë i marrëdhënieve në mes ministrive të Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, por në përgjithësi edhe në mes të dyja vendeve u konstatua sot në takimin në Shkup në mes ministrave për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski dhe Boshtjan Pokllukar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Spasovski i shprehu mirënjohjen Republikës së Sllovenisë dhe Ministrisë për Punë të Brendshme të Sllovenisë për mbështetje dhe ndihmën bujare për policinë tonë në ballafaqimin me krizën e emigrantëve.

“Kjo ishte një nga sfidat më të mëdha për Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilën ne arritëm të bëjmë vetëm përmes bashkëpunimit midis vendeve të rajonit, mbështetur nga mbështetja e fortë e vendeve mike”, theksoi ministri Spasovski./Telegrafi/