LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Haradinaj propozon që t’iu ndahet buxhet shoqatave të të pagjeturve

Kryeministri Haradinaj propozon që t’iu ndahet buxhet shoqatave të të pagjeturve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve, ndërsa në këtë takim theksoi se pa e shtri dorën e pajtimit familjarët e të pagjeturve edhe pajtimi me Serbinë është i vështirë.

Haradinaj gjatë këtij takimi tha se shpreson që një ditë do të arrihet një marrëveshje me Serbinë, marrëveshje kjo e njohjes reciproke dhe pajtimit, raporton Telegrafi.

Ai tha se në dialogun me Serbinë duhet të futet edhe tema për të pagjeturit.


“Pa e shtri dorën e pajtimit ju familjarët e të pagjeturve edhe pajtimi është i zorshëm…Dëshirojmë që në periudhën e para dialogut ta trajtojmë me respekt edhe çështjen e të pagjeturve”, tha Haradinaj, duke shtuar se në bazë të të dhënave që ka janë edhe 1647 të pagjetur, në mesin e tyre 444 janë serbë.

“Kjo është një plagë për të gjithë ne, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, disa zona janë të prekura më shumë”, tha ai.

Haradinaj theksoi se në bazë të asaj që është në dijeni janë 24 shoqata për të pagjeturit  dhe të martën në mbledhjen e Qeverisë do të propozojë një buxhet për secilin shoqatë. /Telegrafi/