LAJMI I FUNDIT:

Hetimet për 27 prillin, nga kryerësit e dhunës barten tek organizatorët

Hetimet për 27 prillin, nga kryerësit e dhunës barten tek organizatorët

Pas fjalëve përfundimtare të autorëve të ndodhive në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, hetimet ngadalë hidhet tek ata të cilët dyshohen se janë organizatorët. Nikolla Gruevski, Trajko Veljanoski, Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe N.B, ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski dhe prokurorja Villma Ruskovska nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dje paralajmëruan se mund të ketë zgjerim të hetimit nëse sigurohen edhe dëshmi tjera përveç deklaratës së një të akuzuari apo një dëshmitari.

Në hetimet, siç thonë ata, “nuk janë përdorë masa të veçanta hetimore, por hetimi është i fshehtë dhe nuk mund të prezantohen prova”.


Prokurorja Ruskovska nga ana tjetër ka apeluar të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse pas amnistisë për deputetët procesi nuk do të jetë selektiv, ajo tha se në ligjin e amnistisë, “nuk është amnistuar vepër penale, por veprime individuale”.

“I dyshuari N.G, atëherë kryetar i partisë politike bashkë me dy të dyshuar tjerë i ka ftuar përmes mediave qytetarët në protesta bashkë me të akuzuarit tjerë S.R, dhe M.J dhe për këtë qëllim kanë vënë në funksion gjithë strukturën partiake politike dhe mjetet materiale. Gjatë gjithë kohës ka rrjedhë koordinimi mes tyre dhe Komiteteve të qytetit, lokale dhe komunale dhe njësive zgjedhore me çka është dhënë kahe në të cilën është ftuar anëtarësia në protesta masive, poashtu edhe për ditën kritike për masivitet brenda Parlamentit”, ka thënë Ruskovska.

E pyetur se kur do të sigurojë praninë e N.G, ajo tha se bëhet fjalë për procedurë hetimore dhe provat do të dërgohen në gjyq, ndërsa ajo ngrit kërkesë për ekstradim deri te ministria e Drejtësisë.

Në pyetjen nëse do të ndodhte 27 prilli, nëse nuk hapeshin dyert e Parlamentit, Ruskovska ka thënë se nëse nuk hapeshin dyert nuk do të ndodhte ngjarja e përgjakur.

Procesi gjyqësor filloi në muajin gusht të vitit të kaluar dhe e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues i të akuzuarve është Villma Ruskovska. Procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, por me Ligjin për amnisti janë falur gjithsej 15 persona.

Në bankën e të akuzuarve mbetën: Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski-Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Oliver Radullov, Igor Durlovski, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikolla Mitrevski-Kolo, Mlladen Dodevski, Gorançe Angelovski, Vllatko Trajkovski dhe Villijam Mihajlovski, të cilët akuzohen se kanë bërë vepër penale rrezikim terrorist të rendit kushtetues.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori