LAJMI I FUNDIT:

Nikolla Mitrevski: Politikanët na kanë mashtruar me “platformën e Tiranës”

Nikolla Mitrevski: Politikanët na kanë mashtruar me “platformën e Tiranës”

I akuzuari Nikolla Mitrevski në seancën e sotme për ngjarjet e “27 prillit” në fjalët e tij përfundimtare tha se është penduar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 dhe se të gjithë ata që janë futur atë ditë në Kuvend kanë qenë të manipuluar nga politikanët me “platformën e Tiranës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më vjen keq për ngjarjet e “27 prillit” kam vetëdije. Dua që t’u kërkojë falje të gjithë atyre që ishin të pranishëm në Kuvend, deputetë, gazetarë dhe punëtor. Ne që hymë në Kuvend në një farë mënyre kemi qenë të mashtruar dhe manipuluar nga ideja e “platformës së Tiranës”, të udhëhequr nga organizatorët dhe politikanët e atëhershëm.

Më 27 prill ne u udhëhoqëm nga emocionet dhe ndjenjat për atdheun të cilat në një farë mënyre politikanët na i kanë kurdisur. Urdhrin për sulm në Kuvend nuk e kamë marrë nga askush, as nga organizatorët, as nga politikanët”, tha Mitrevski.


Ai tha se nuk ikën nga përgjegjësia dhe se për hyrjen në Kuvend qëndron pas çdo gabimi.

“E pranoj me vetëdije se derën e xhamit në Kuvend unë e kamë thyer. Nuk është e vërtet se Goran Gjoshevski-Levi e ka hapur. Duhet ta pranoj se e urrej Levin. Arsyeja është se kur unë u arrestova disa vite më parë më ka goditur në stacionin e policisë në Autokomandë. Nuk jam ashtu njeriu, por kam mundur t’i bëjë dëm. Urrejtjen e ndjej edhe sot”, tha Mitrevski.

Mitrevski akuzohet nga ana e Prokurorisë Publike se për sulmin në Kuvend ka organizuar shoqëritë patriotike./Telegrafi/