LAJMI I FUNDIT:

“Kërkohet paraburgim për Janakieskin dhe Ristovskin për shkak të rrezikshmërisë nga arratia”

“Kërkohet paraburgim për Janakieskin dhe Ristovskin për shkak të rrezikshmërisë nga arratia”

Në gjykatën penale në Shkup sapo përfundoi marrja në pyetje e Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovski të cilët bashkërisht me Trajko Veljanovskin sot pasdite u arrestuan me dyshimin se janë pjesë e organizatorëve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Pritet nga gjykata të deklarohet rreth kërkesës nga prokuroria për caktimin e masës së paraburgimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurorja Vilma Ruskoska tha se kërkesa paraburgim është për shkak të rrezikut nga arratia, ndikimi te dëshmitarët dhe pengimin e hetimit. Ajo para mediave ceku se Veljanoski ka dalë nga gjykata për shkak se ka imunitetin e deputetit.


Prokuroria arrestoi Veljanoskin, Ristovskin dhe Janakieskin për ngjarjet e”27 prillit”
Lexo po ashtu Prokuroria arrestoi Veljanoskin, Ristovskin dhe Janakieskin për ngjarjet e”27 prillit”

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski këto arrestime i cilësoi si “përndjekje politike” dhe se të gjithë prokurorët publik dhe gjyqtarët, një ditë do të japin përgjegjësi për të gjithë veprimet e tyre. /Telegrafi/