LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria arrestoi Veljanoskin, Ristovskin dhe Janakieskin për ngjarjet e”27 prillit”

Prokuroria arrestoi Veljanoskin, Ristovskin dhe Janakieskin  për ngjarjet e”27 prillit”

Ish kreu i Kuvendit, Trajko Veljanoski është arrestuar për ngjarjet e 27 prillit, këtë e konfirmojnë edhe prokuroria për “Fokus”.

Vlejanovskit në prokurori do t’i prezantohet gjithçka për të cilën ngarkohet, por ai sonte nuk mund të dërgohet në paraburgim për shkak se tani për tani e mbron imuniteti i deputetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç Veljanoskit, janë arrestuar edhe ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski.


Veljanoski ishte kryetar i Kuvendit të Maqedonisë që nga viti 2008 deri në prill të vitit 2017./Telegrafi/