Deputetët e Maqedonisë së Veriut shpenzojnë mbi gjysmë milion euro në udhëtim
Mbi 525 mijë euro janë paguar për shpenzime udhëtimi për deputetët e Kuvendit vitin e kaluar, tregon analiza e “Makfaks”.
Analiza tregon se sjellja e ndryshimeve ligjore që ul shpenzimet për përdorimin e makinës zyrtare ka ndikuar në uljen e shpenzimeve për udhëtim, megjithatë një pjesë e deputetëve ende paguhen me 1.000 euro në muaj për të shkuar në punë në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vitin e kaluar për shpenzime udhëtimi, në vend të par ishte Beti Rabaxhievska nga LSDM, e cila jetonte në Resnjë, dhe që shpenzoi 11.700 euro, menjëherë pas saj ishin Mira Stojçevska nga LSDM nga Dellçeva me 10.396 euro dhe Alija Kamberoski nga Struga me 10.355 euro shpenzime udhëtimi.
Në gjashtë muajt e dyta të vitit të kaluar, gjegjësisht nga qershori deri në nëntor, në krye të listës ishte përsëri Kamberoski me 8.356 euro, më pastaj Rabaxhievska me 7.728 euro, Zoran Ilioski nga OBRM-PDUKM nga Manastriri me 7.680 euro dhe Emilija Aleksandrova nga grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së nga Berova me 7.121 euro të shpenzuara.
Është evidente se në pjesën e dytë të vitit shpenzimet janë ulur, pas miratimit të ndryshimeve ligjore, por megjithatë, Kuvendi nuk punoi tri javë në gusht dhe gjithashtu ishin edhe pushimet verore.
Viteve të kaluara kishte reagime të shumta se deputetët se deputetët që vijnë nga vendet më të largëta nga Shkupi në vitin 2017 dhe 2018 kanë bërë shpenzime rrugore të larta për shkak të problematikës në metrologjinë e llogaritjes. Llogaritja bëhet sipas çmimit të derivateve të naftës, kilometrat largësia e vendit të jetesës dhe këto i përgatit programi automatik në Kuvend.
Deputetët që jetojnë 100 kilometra larg Shkupit nga Kuvendi kanë mundësi që në vend të pagesës së shpenzimeve rrugore, të marrin banesë në Shkup në vlerë prej 400 eurove në muaj, ndërsa këtë deri tani e kanë bërë vetëm dy deputet.
Edhe pse disa nga deputetët kanë paraqitur banesa në Shkup, ata megjithatë vazhdojë të marrin para për shpenzime udhëtime dhe të mos lënë vendbanimin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë