LAJMI I FUNDIT:

Nisin reformat në DSK, do të formohet Agjencia për siguri kombëtare

Nisin reformat në DSK, do të formohet Agjencia për siguri kombëtare

Qeveria në mbledhjen e sotme të 122-të e shqyrtoi dhe miratoi tekstin e Propozim-ligjit për Agjencinë e sigurisë kombëtare.

Miratimi i këtij Propozim-ligji do të mundësojë reformimin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, e cila nuk do të jetë nën ministrinë e Punëve të Brendshme, gjegjësisht propozohet krijim të Agjencisë për siguri kombëtare si model për reforma të sistemit sigurues dhe zbulues në vend, njofton Telegrafi Maqedoni

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, qëllimi i këtij ligji të propozuar është tejkalimi i mungesave të vërtetuara në raportet e Komisionit Evropian.


Agjencia e sigurisë kombëtare do ta mbrojë sigurinë e shtetit, përkatësisht pavarësinë, sovranitetin, rendin kushtetues, liritë themelore, të drejtat e njeriut dhe qytetarin./Telegrafi/