LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria të mërkurën do të ratifikoj protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Bullgaria të mërkurën do të ratifikoj protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Kuvendi i Bullgarisë të mërkurën në seancën e saj plenare duhet ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Në ratifikimin e protokollit pritet që të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Komisioni kuvendar për mbrojtje më 15 shkurt e miratoi protokollin dhe u rekomandon deputetëve që ta miratojnë të njëjtën, përcjell “BGNES”.

Kryetari i Komisionit, gjenerali Konstatin Popov deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të vlerësoi mbështetjen e plotë dhe bashkëpunimit të Bullgarisë në rrugën drejtë anëtarësimit të plotë në NATO.


Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO e kanë ratifikuar, Greqia, Sllovenia dhe Shqipëria./Telegrafi/