LAJMI I FUNDIT:

Isa Mustafa: Hapja e dialogut për kufijtë, është vet-agresion ndaj shtetit të Kosovës

Isa Mustafa: Hapja e dialogut për kufijtë, është vet-agresion ndaj shtetit të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditë më parë ka pohuar se mund të vjen deri tek një korrigjim i lehtë i kufirit mes vendit tonë dhe Serbisë.

Pos kundërshtimeve të ashpra të kryeministrit, Ramush Haradinajt, ka reaguar edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Haradinaj i ashpër: Ata që flasin për ndryshimin e kufijve, janë armiq të Kosovës dhe me agjenda të Putinit
Lexo po ashtu Haradinaj i ashpër: Ata që flasin për ndryshimin e kufijve, janë armiq të Kosovës dhe me agjenda të Putinit

Ky i fundit ka folur përmes rrjeteve sociale duke thënë se nuk duhet të bisedohet për kufijtë, për territorin dhe pavarësinë e shpallur para 11 vjetëve.


“Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm. Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Ai më tutje ka thënë se “nëse dikujt i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës”.

Thaçi: Nuk ka njohje reciproke me Serbinë pa definimin e vijave kufitare
Lexo po ashtu Thaçi: Nuk ka njohje reciproke me Serbinë pa definimin e vijave kufitare

Theksojmë se tash e sa kohë i pari i shtetit, Thaçi po kërkon që të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ku definimi i kufijve, sipas tij, shteti serb do ta njoh vendin tonë.

Ndryshe, Serbia po këmbëngul që për vazhdimin e dialogut, Kosova duhet të anuloj taksën prej 100 për qind të vendosura muaj më parë ndaj mallrave serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori