Njëra nga tri nxënëset që la Londrën Perëndimore në vitin 2015 për t’iu bashkuar grupit të Shtetit Islamik, thotë se nuk është penduar , por se dëshiron që të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një intervistë për the Times, Shamina Begun 189 vjeçe, tha se ka parë koka të prera, po tha se një gjë e tillë nuk ‘ e ndezi’ atë.
Duke folur nga një kamp refugjatësh në Siri, ajo trha se është në muajin e nëntë të shtatzënisë, dhe se do të donte që te kthehej në shtëpi për fëmijën e saj.
Ajo tha se kishte pasur edhe dy fëmijë të tjerë por të cilët i kishin vdekur.
Ajo ka rrëfyer se dy nga shokët e saj të shkollës që kishin lënë Mbretërinë e Bashkuar bashkë me të, ishin vrarë gjatë një bombardimi.
Nxënëset e Bethnal Green Academy, Begum, dhe Amisa Absase ishin 15 vjeçe,km ndërsa Kadiza Sultana ishte 16 vjeçe në kohën kur u larguan nga Mbretëria e bashkuar, në shkurt të vitit 2015.
Ato fluturuan nga Aeroporti Gatewick në Turqi pasi u kishin thënë prindërve se po dilnin për shëtitje njëditore. Më vonë ato kaluan kufirin për në Siri.
Pas mbërritjes në Raqqa, Begum qëndroi në një shtëpi me nuset e tjera të ardhshme, që ishin në pritje për t’u martuar me luftëtarë të ISIS-it.
‘M’u kërkua që të martohesha me një luftëtar anglez në mes të moshës 20-25 vjeç”, tha ajo.
Dhjetë ditë më vonë ajo u martua me një 27 vjeçar holandez, i cili ishte konvertuar në Islam.
Ajo ka qenë me të qysh atëherë dhe çifti u arratis nga Baghuz – territori i fundit i grupit në Sirinë lindor, dy javë më parë.
Burri i saj iu dorëzua një grupi luftëtarësh sirianë, ndërsa ajo tani është një nga 39,000 refugjatët në një kamp në Sirinë veriore.
E pyetur nga gazetari i Times-it, nëse përvojat e saj të jetesës në bastionin e ISIS-it në Raqqa kishin përmbushur aspiratat e saj, Begum tha: “Po, kjo ishte, ishte një jetë normale. Siç është shfaqur nëpër videot e propagandës – kjo është një jetë normale”.
Ajo ka treguar se si e kishte parë për herë të parë një kokë të prerë të servuar e cila ishte e një luftëtari që ishte ‘armik i islamit’.
“Kjo nuk më ndezi aspak, vetëm mendova se çfarë do të mund t’i bënte ai një gruaje myslimane”, tha ajo.
Ndërsa thotë se nuk është penduar që ka përfunduar në një kamp refugjatësh, thotë se ka menduar se do të vdisnin të gjithë bashkë, por se nuk ka shpresë që ‘kalifati’ i ISIS-it mund të korrë fitore.
Ajo shtoi se humbja e dy fëmijëve i ka ardhur si një tronditje. Fëmija i saj i parë vajzë, vdiq në moshën një vjeç e nëntë muaj dhe u varros në Baghuz një muaj më parë.
Ndërsa fëmija i saj i dytë, vdiq tre muaj më parë në moshën tetë muajsh, nga një sëmundje që u shoqërua nga kequshqyerja, raporton Times.
Ajo ka shtuar se tashmë është e gatshme të mbrojë fëmijën e saj ende të palindur dhe se kjo është arsyeja pse e ka lënë Baghuzin.
“Isha e dobët”, tha ajo. “Unë nuk mund të duroja vuajtjet dhe vështirësitë e të qëndroja në fushën e betejës”.
Thotë se ka frikë se fëmija ende i palindur mund të sëmuret në kampin e refugjatëve.
“Kjo është arsyeja pse unë me të vërtetë dëshiroj të kthehem në Britani, sepse e di se nuk do të mungojë përkujdesja së paku shëndetësore”, tha ajo.
“Do të bëja çdo gjë që më kërkohet vetëm që të mund kthehem në shtëpi dhe të jetoj në heshtje me fëmijën tim”. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë