LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Sllovenia ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Kuvendi i Republikës së Sllovenisë në një seancë të jashtëzakonshme e ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Me këtë Sllovenia bëhet vendi i dytë anëtare e Aleancës, e cila pas Greqisë, e ratifikoi protokollin për anëtarësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancë para votimit fjalim mbajti edhe kryetari i Kuvendi të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili e udhëheq delegacionin e Maqedonisë që gjendet për vizitë zyrtare në Lubjanë.

Xhaferi në fjalimin e tij kujtoi se në mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura dhe probleme. Ai vlerësoi rolin e dy kuvendeve, të cilët në këto tre dekada kanë ndërtuar marrëdhënie intensive bilaterale në nivel të presidenteve dhe në nivel të trupave punues.


Sipas informacioneve nga Shqipëria, të enjten duhet të ratifikohet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në Kuvendin e Shqipërisë./Telegrafi/