LAJMI I FUNDIT:

Ujësjellësi në Prizren nga marsi paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjve

Ujësjellësi në Prizren nga marsi paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Prizren, “Hidroregjioni Jugor”, ka bërë të ditur se që nga muaji mars i këtij viti do të aplikojë masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Përmes një komunikate, njofton se konsumatorët të cilët kanë më shumë se katër fatura të papaguara ndaj shërbimeve të tyre do të përballen me shkyçje individuale.

“Përveç aplikimit të shkyçjeve individuale të konsumatorëve borxhlinj, K.R.U. “Hidroregjioni Jugor“ SH.A. Prizren do të merret edhe me procedimin e lëndëve përmes Përmbaruesit Privat”.


“Po ashtu të gjithë konsumatorët të cilët kanë përfituar nga falja e borxheve, dhe nuk u përmbahen kontratave për pagesë, për të njëjtit do të procedohet procedura përmbarimore”, thuhet në njoftimin e tyre.