Osmani: Anëtarësimi në NATO, nxitje për progres edhe në integrime evropiane
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij disaditore në Washington, mbajti takim me William Berkli, Drejtori për NATO dhe Çështje Evropiane në Këshillin Kombëtar për Siguri në administratën e Shtëpisë së Bardhë.
“Me siguri nuk ekziston kohë më të mirë për këtë takim, duke pasur parasysh edhe nënshkrimin formal të protokollit të NATO-s, me të cilën Maqedonia zyrtarisht u ul në karrigen e aleancës euro- atlantike” deklaroi Osmani në takim, duke theksuar këtë sukses si interes i përbashkët i të gjitha vendeve të NATO-s, dhe për të cilën shprehu mirënjohje të veçantë për mbështetjen e ShBA-ve në këtë proces.
“Maqedonia bëhet partner i besueshëm i SHBA-ve, fuqishëm e përkushtuar në promovimin e vlerave perëndimore, demokracinë dhe stabilitetin në rajon” deklaroi Osmani, duke përcjell mesazhin nga ana e Qeverisë për përkushtim drejt procesit reformues, në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe të forta, si dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët. Osmani theksoi aktivitetet në Planin 18 reformues, si bazë për progresin edhe në procesin euro-integrues, duke e potencuar edhe pritjet tona edhe për një Raport dhe rekomandim pozitiv nga ana e Komisionit Evropian, si bazë në të cilën presim fillim të negociatave me BE-në këtë vit.
Në agjendën e sotme të Osmanit janë edhe vizitat e institucioneve më të mëdha amerikane, ku do të mbajë takim me Pol MekKarti, Drejtor rajonal për Evropë në Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), si dhe me Sheri Brajan, Nënkryetar i Institutit Demokratik Nacional (NDI). Paraprakisht, Osmani mori pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët para përfaqësuesve të njërës nga think-tank organizatat më me ndikim në SHBA tema e të cilit është bashkëpunimi i SHBA-ve dhe Evropës – “Fondi Gjerman Marshall” (German Marshal Fund), kishte fjalën e tij në temë: “Hapat e ardhshëm: Maqedonia në rrugë drejt reformave demokratike dhe anëtarësim n NATO dhe BE” (Next Steps: Macedonia on the Road to Democratic Reform, NATO and EU Membership)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë