LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë pastrues të ajrit në Spitalin e Gjinekologjisë në Çair

Dhjetë pastrues të ajrit në Spitalin e Gjinekologjisë në Çair

Me dhjetë pastrues të ajrit u pajis Spitali i Gjinekologjisë dhe Akusherisë “Nëna Terezë” në Çair.

Me këtë rast spitalin sot e vizituan ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Makradulit, lufta për ajër të pastër është aktivitet i vazhdueshëm i Qeverisë, ndërsa vendosja e 10 filtrave në vlerë prej 10.000 eurove në Spitalin e Gjinekologjisë është donacion nga kompania “Blue Air”.


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se përveç pajisjeve të reja, janë zbatuar edhe trajnime, ndërsa dëshirojnë që ta përforcojnë kapacitetin e këtij spitali dhe në lidhje me sistemin e ngrohjes. Vitin e kaluar, theksoi, ishte përgatitur projekt për gazifikim, i cili si prioritet hyri në planin për furnizime publike së bashku me përgatitjen e sistemit për instalim drejtë gazifikimit në spitalet në Kumanovë dhe në Strumicë dhe janë të gatshëm që t’i fillojnë procedurat e tenderit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori