LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Qendra e re klinike do të ndërtohet në Gjorçe Petrov

Filipçe: Qendra e re klinike do të ndërtohet në Gjorçe Petrov

“Në seancën e sotme qeveritare u miratua vendimi që Qendra e re klinike të ndërtohet në komunën e Gjorçe Petrovit”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë promovimit të donacionit të 10 pastruesve të ajrit në Spitalin e gjinekologjisë dhe akusherisë “Nëna Terezë” në Çair.

Për lokacione shqyrtoheshin edhe dy të tjera, gjegjësisht në Karposh dhe Petroveci, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Vlerësoheshin tri lokacione, në Karposh, Gjorçe Petrov dhe Petrovec. Ekip i ekspertëve përpunoi metodologjinë dhe sipas kësaj u sjell përfundimi se Gjorçe Petrov është lokacioni ideal, së pari për pozitën, pastaj se më së shpejti mundej të përgatisin dokumentacionin e projektit dhe se kushton më pak, përkatësisht e gjithë vendi është vend shtetëror”, tha Filipçe./Telegrafi/