“Monstra”, pa praninë e mediave u dëgjuan bisedat telefonike (Video)
Seanca gjyqësore për rastin Monstra ka filluar pa pranin e mediave, pasi njësoj si në seancën e kaluar edhe në seancën e sotme u prezantuan biseda telefonike dhe porosi SMS. Megjithatë avokatët janë të ndarë rreth çështjes se cilat biseda duhet të dëgjohen dhe cilat SMS duhet të lexohen. Sipas avokates Dafinka Ivanovska që përfaqëson familjarët e pesë të rinjve të vrarë në liqenin e Smilkovës, disa biseda që nuk kanë të bëjnë me ngjarjen nuk duhet të dëgjohen, pasi humbet shumë kohë.
“Këtu kam pyetur nëse ka nevojë të dëgjojmë të gjitha ato biseda që nuk janë thelbësore dhe nuk janë me rëndësi vitale për të marrë në fund një vendim të tillë ose të atillë. Kjo do të kontribuonte vetëm në vonesë, në fakt kush jemi ne të dëgjojmë bisedat private midis disa njerëzve, të cilët nuk janë të rëndësishëm për ngjarjen dhe e gjithë kjo do të merrte shumë kohë”, deklaroi Dafinka Ivanovska, avokate.
Ndryshe nga kolegia e tij Ivanovska, avokati Naser Raufi i cili përfaqëson të dyshuarit për këtë rast thotë se të gjitha bisedat telefonike dhe porositë SMS duhet të ndiqen pasi sipas tij me ketë konfirmohet pafajësia e të akuzuarve.
“Mendoj që në këtë stadium të procedurës ne nuk kemi nevojë që të kundërshtojmë kompetencën e PSP -së pasi që nuk kemi çfarë të fshehim, jemi të sigurt që nuk kanë faj këta të akuzuar, dhe vetëm me këto biseda që janë në mënyrë joligjore të kompletuara mendoj që do të ndihmojnë vetëm që gjendja faktike deri në fund që të realizohet”, deklaroi Naser Raufi, avokat.
Për rastin Monstra me burg të përjetshëm u dënuan Ali Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi e Haki Aziri si dhe Sami Luta. Mirëpo në dhjetor të vitit 2017 Gjykata Supreme i hoqi aktvendimet dhe i liroi nga burgu, të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, të cilëve u caktoi masë të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori në shqyrtim Prokuroria Speciale Publike dhe lënda u kthye në gjykim të serishëm./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë