LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: PDK-ja kërkon pezullimin dhe jo largimin e taksës

Ismaili: PDK-ja kërkon pezullimin dhe jo largimin e taksës

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar për planin e PDK-së rreth taksës së vendosur ndaj Serbisë si dhe kërkesën e SHBA-ve për pezullimin e saj.

“Si plan është paraqitur në kohët e fundit të janarit, në atë kohë është planifikuar që të trajtojë edhe temën e taksës por edhe temat e ardhshme që do të Kosova me Serbinë . Dokumenti i SHBA-së nuk tha se duhet të hiqet taksa”.

“Kishte deputetë që kanë thënë se PDK-ja ka kërkuar që të hiqet taksa, por mendoj se duhet bërë një dallim pasi që ne asnjëherë nuk kemi kërkuar që të hiqet taksa. Ne kemi qenë monumental në vendosjen e taksës, prandaj si të tillë ne mendojmë se ajo duhet të qëndrojë.”


“SHBA ka mendim shumë të qartë për taksën, ndoshta për një kohë të gjatë nuk ka pasur vendim më të qartë, sa i përket një çështje”.

Ismaili në Zona B të Klan Kosovës tha se pasi bashkë me Shtetet e Bashkuara Kosova ka qenë edhe në ditët më të vështira, atëherë duhet besuar atyre.

“SHBA na thotë bëni një hap strategjik dhe nuk kërkon nga ne që ta heqim taksën e konsideron atë si vendim të shtetit të Kosovës. Mirëpo po thotë se pezulloni për 120 ditë që të na jepni mundësi edhe neve që bashkërisht me juve të krijojmë një avantazh në dialog me Serbinë. Pra edhe ne duhet të reflektojmë këtu sepse nuk e lë Kosovën keq, por vetëm se e forcon pozitën e Kosovës”.

“Ne kemi një varg kërkesash që nga dialogu, njohja e dokumenteve tona , si dhe një varg kërkesash legjitime. Por ajo që e bën interesante dokumentin është se ne kemi vendosur edhe parimin e reciprocitetit. Nëse brenda 120 ditëve nuk pranohen kushtet që i kemi paraqitur do të ketë reciprocitet”.

“Qëndrimi i PDK-së është që pasi ka një garanci nga SHBA, ne mund ta pezullojmë taksën dhe asnjëherë ta largojmë, por edhe kemi vendos masa shtesë nëse nuk shohim një fitore të Kosovës, progres në dialog apo reflektim të Serbisë atëherë ne do të vendosim masat e reciprocitetit”.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori