LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi diskuton Projektligjin për detyrat e dialogut shtetëror për bisedimet me Serbinë

Kuvendi diskuton Projektligjin për detyrat e dialogut shtetëror për bisedimet me Serbinë

E plotësuar: Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri kanë pasur për përplasje verbale derisa po debatohet për Projektligjin për Dialog.

Gaxherri ka thënë se kreu i Kuvendit ka pasur dy qëndrime për taksën 100% për produktet serbe. Sipas saj ai njëherë ka thënë se ka qenë personi që ka vënë këtë taksë dhe këto ditët e fundit ka propozuar tërheqjen e saj.

Kjo ka nxitur Veselin të replikojë.


“Gabove. Nëse kam thënë të tërhiqet taksa jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Kuvendit. Më së miri paguhem nga ju. Nëse thoni se kam thënë ashtu, do të flasim sonte në seancë pas miratimit të buxhetit”, është shprehur Veseli.

Deputetja Gaxherri në kundër replikë, i ka kërkuar Veselit që t’ia bëjë dallimin në mes “të Shfuqizimit të taksës dhe pezullimit të saj”.

***

E plotësuar: Kurti: Para se të hyjmë në dialog, t’i kërkojmë borxhin Serbisë

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, tha se Serbisë duhet t’i kërkohet borxh para se të hyhet në dialog.

“Ne mund të bëjmë konsensus në kuvend por konsensus për kërkesa ndaj Serbisë. Pse nuk ulemi bashkë t’i shkruajmë 10 kërkesa ndaj Serbisë dhe t’i kërkojmë asaj që katoi janë ato që duhet të na dëmshpërblehen”.

“Pse nuk po ia kërkojmë borxhin Serbisë por po hyjmë në dialog pa ua kërkuar borxhin. Unë besoj që edhe Ldk, Pdk, partia ime dhe të gjitha mund të arrijmë konsensus mbi kërkesat tona ndaj Serbisë. Njohja, të pagjeturit, artefaktet kulturore, depozitat bankare dhe shumë të tjera”, ka thënë Kurti.

***

Kuvendi i Kosovës po shqyrton Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetërorë të Republikës së Kosovës, në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka prezantuar Projektligjin para deputetëve, ku ka thënë  se kryefjala e këtij projektligji është Kushtetuta e Kosovës dhe mbrojtja strategjike e vendit.

Hoxhaj tha se projektligji i jep mandat të plotë delegacionit shtetëror, dhe me këtë rregullohet llogaridhënia politike para Kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Rregullon atë se çfarë mund dhe nuk mund të negociohet, cilat janë vijat e kuqe të Kosovës në këtë proces, funksionimin e delegacionit shtetëror, strukturën dhe përgjegjësitë e tij, sikurse edhe koordinimin në mes të delegacionit shtetëror të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës, duke përfshi Kuvendin, Presidentin dhe qeverinë e Kosovës”, tha ai.

Tutje, ai tha se projektligji e rregullon përbërjen e barabartë të të gjitha subjekteve politike, se si të përfaqësohen në delegacion, dhe krijon mundësi të ketë edhe një përfaqësues nga shoqëria civile.

Por, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha se ligji në fjalë do të legjitimonte ndarjen e vendit.

“Sot para nesh e kemi një ligj që i jep legjitimitet, e mbështetje të plotë politike presidentit dhe legalizon planet e tij për copëtim të vendit që deri tani nuk gjenin aleatë në Kosovë por ngelin thjeshtë si plane ruso-serbe për ndarjen e Kosovës. Ligji në kundërshtim me të që tha zv. Kryeministri, lëre që nuk pozicionohet në raport me negociatat e deritanishme të udhëhequra herë në mënyrë të fshehtë herë publike në nivel presidentësh, por hap rrugë që negociatat për territor të vazhdojnë duke mos vendosur asnjë kufizim të vetëm dhe asnjë vijë të kuqe për asnjë temë. Pra, ky ligj lejon edhe negociim të ndarjes edhe të shkëmbimit, edhe të korrigjimit edhe të Asociacionit të Komunave Serbe edhe ekstra territorialitetit e çka jo tjetër. Por ky ligj e ka një kusht, e ai është që kur Thaçi të shkojë në Bruksel t’i marrë edhe disa të tjerë me vete, por disa  të tjerë që nuk do ta ndalojnë copëtimin e vendit, por me ketë ligj thjeshtë do ta legjitimojnë atë”, tha ajo.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca kërkoi që Kuvendi të nxjerr një dokument, i cili do t’i ndalonte presidentit të vendit negociatat me Serbinë.

“Mendoj që për dy arsye Kuvendi i Kosovës duhet me nxjerr një dokument i cili ia ndalon negociatat me Serbinë, Hashim Thaçit, ajo për të cilën kemi nevojë në këtë Kuvend është një dokument që ia ndalon atij çfarëdo negociata me Serbinë. Janë dy argumente shumë të fuqishme pse duhet kjo me ndodh, e para ka të bëjë me  temat që ai po i hap në dialog me Serbinë, e kemi një president i cili, më falni, por në muajin shtator të vitit të kaluar ka thënë që është duke negociuar me Vuçiqin kufirin e gjatë 430 kilometra mes Serbisë dhe  Kosovës, siç e thotë edhe shkenca e Gjeografisë kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është rreth 370 km katorë, kah i dolën 60 km më shumë presidentit tonë. Qysh mundet me shku presidenti deri në këtë pikë të negociatave me Serbinë”, tha ai.

Debati për projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës pas miratimit të projektligjit për pagat në sektorin publik.

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori