LAJMI I FUNDIT:

LDK dhe VV kundër projektligjit për dialogun

LDK dhe VV kundër projektligjit për dialogun

Pas miratimit të Ligjit për Paga, Kuvendi i Kosovës po bën shqyrtimin e parë të Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Glauk Konjufca, deputet i VV-së, duke folur në Kuvend ka kritikuar Ekipin Negociator, për të cilin ka thënë se e mbështet Presidentin Thaçi.

Konjufca ka kërkuar nga Kuvendi të nxjerrë një dokument ku ia ndalon Thaçit dialogun me Serbinë.


“Delegacioni për dialog, është ekip mbështetës i presidentit apo është me arsyetimin që t’i merret dialogu presidentit tonë, unë mendoj që është e para, dhe kështu mendon edhe shefja e dialogut, Mogherini, sepse ajo i ka ftu kta e jo këta atë dhe në cilësinë e asaj që të fton, ajo të tregon çka me bë, dmth Brukseli”, ka thënë Konjufca.

“Kuvendi duhet të nxjerrë një dokument që ja ndalon presidentit dialogun me Serbinë, që presidenti mos me diskutu me Serbinë  në temat që ai po i hap. Në vend të këtij ligji të dobët që është propozu duhet me nxjerrë një dokument që ja ndalon këtij personi negociatat me Serbinë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Vjosa Osmani ka thënë se ky projektligj është jo kushtetues sepse nuk i definon qartë pikat e kuqe të dialogut, duke mos përfshirë negociatat për dialog dhe rolin e Presidentit në Bruksel.

“Para nesh e kemi një projektligj që i jep përgjegjësi të plotë presidentit copëtimin e vendit dhe hap rrugë që negociatat për territor të vazhdojnë pa asnjë vijë të kuqe. Kushtetuta identifikon këtë Kuvend si institucion më të lartë legjislativ dhe përcakton qeverinë si institucion udhëheqës. Të gjitha këto janë të rregulluara në nenin 18 të kushtetutës së Kosovë, ky ligj është jo kushtetues, sepse thotë sepse cdo dokument do të ruhet si sekret shtetëror dhe secili nga delegacioni qe e qet jashtë ndonjë informacion dënohet sipas ligjit e kjo përbën jo transparencë”, ka shtuar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori