LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë: Më 6 shkurt ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s do të japin pajtim për anëtarësimin e vendit tonë

Qeveria e Maqedonisë: Më 6 shkurt ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s do të japin pajtim për anëtarësimin e vendit tonë

Nëpërmjet një njoftimi të Qeverisë së Maqedonisë thuhet “të mërkurën, më 6 janar, ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s të Këshillit veriatlantik do ta nënshkruajnë protokollin për anëtarësimin e vendit tonë në NATO”.

“Me këtë akt, 29 vendet anëtare do ta japin pajtueshmërinë që vendi ynë të bëhet pjesë e sistemit dhe procedurat e NATO-s, dhe merr pjesë në punën e turpeve të Aleancës si vend i ftuar anëtar, por pa të drejtën e votës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas Qeverisë, menjëherë pas protokollit do të fillojë edhe procesi i ratifikimit të tij në kuvendet e secilit shtet anëtar të Aleancës dhe se Greqia e para do ta ratifikojë protokollin, ku edhe hyjnë në fuqi marrëveshja e Prespës.


Maqedonia do ta nënshkruajë protokollin për hyrje në NATO më 6 shkurt
Lexo po ashtu Maqedonia do ta nënshkruajë protokollin për hyrje në NATO më 6 shkurt

“Që kur të mbarojë procesit i ratifikimit të protokollit në të gjithë shtetet anëtare, vendi ynë, me emrin e ri kushtetues, do të bëhet anëtar i plotë i NATO-s me të drejtë të votës për gjitha vendimit e Aleancës”, thuhet në njoftimi e Qeverisë së Maqedonisë./Telegrafi/