LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, prej nesër hyjnë në fuqi masat mbrojtëse për çelikun në BE

Maqedoni, prej nesër hyjnë në fuqi masat mbrojtëse për çelikun në BE

Prej 2 shkurtit, masat mbrojtëse për import të çelikut në BE nga vende të treta bëhen të përhershme deri në vitin 2021, janë të mundura revizionet nëse ka ndryshim të rrethanave, lajmëroi korrespondenti i AIM-së nga Brukseli.

Pas vendimit në korrik të vitit të kaluar që ë vendosen masa të përkohshme mbrojtëse ndaj importit të disa kategorive të prodhimeve nga çeliku në BE, derisa zgjatë hetimi i Komisionit evropian, ato bëhen të përhershme deri në verën e vitit 2021.

Këto masa janë pasojë e doganave të shtuara për import të çelikut në SHBA, të vendosura vitin e kaluar nga ana e administratës së Donald Trampit. Për shkak të këtyre doganave, Bashkimi Evropian konstatoi se në treg po ndodhë diversion i rrjedhave dhe se një numër i madh i prodhimeve të çelikut janë rikahëzuar drejt BE-së, me çka vihen në rrezik prodhuesit evropianë të çelikut.


“Gjatë dy viteve e gjysmë në vijim vendosen kuota të importit për vende të treta, kalkuluar në bazë të mesatares nga të ashtuquajturat “rrjedha historike” në tre vitet e fundit. Kur vendi i tretë do ta arrijë kuotën e vendosur, zbatohet dogana prej 25 për qind. Masat janë në fuqi deri në korrik të vitit 2021, por “mund të revidohen në rast të ndryshimit të rrethanave”, kumtoi Komisioni evropian.

“Këto masa janë tërësisht në pajtim me angazhimet e BE-së ndaj Organizatës botërore të punës dhe janë formësuar me kujdes në mënyrë që të ruhet rrjedha e vazhdueshme e importit, i cili do të garantojë konkurrencë efikase në tregun evropian të çelikut dhe zgjedhje të mjaftueshme për shfrytëzuesit e shumtë të çelikut në BE”, konsideron KE./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori