LAJMI I FUNDIT:

Mbretërisë së Bashkuar i kërkohet ta bojkotojë “Eurovisionin” në Izrael

Mbretërisë së Bashkuar i kërkohet ta bojkotojë “Eurovisionin” në Izrael

Kanë filluar përgatitjet intensive për festivalin më të madh në Evropë, “Eurovision 2019”, i cili këtë vit zhvillohet në datat 14, 16 dhe 18 maj në Tel Aviv të Izraelit.

Pak ditë pasi u hodh shorti për shtetet se në cilat netë do garojnë, duket se janë ngjallur polemika lidhur me pjesëmarrjen e disa shteteve.

Shumë figura të larta në Mbretërinë e Bashkuar, kanë bërë thirrje shtetit të tyre që ta bojkotojnë këtë vit “Eurovisionin”.


Vivienne Westeood, Mike Leigh dhe Julie Christie etj, janë disa nga emrat që publikisht kanë dalë me një kërkesë të tillë.

Pamje nga performanca e përfaqësueses së Mbretërisë së Bashkuar vitin e kaluar në “Eurovision” (Foto: Pedro Gomes/Getty Images/Guliver)

Si arsye të fortë ata paraqesin faktin se si shteti izraelit është shkelës i të drejtave të njeriut, ndaj padrejtësive të mëdha që u bën palestinezëve.

“Eurovisioni mund të jetë argëtues, por nuk është i përjashtuar nga konsideratat e të drejtave të njeriut dhe nuk mund të injorojmë shkeljet sistematike të Izraelit të të drejtave të njeriut ndaj palestinezëve”, thuhet në letrën që artistët i kanë dërguar BBC-së, e që e njëjta është botuar edhe në prestigjiozen, The Guardian.

“BBC është e lidhur me statutin e saj për të ‘mbrojtur lirinë e shprehjes’. Ajo duhet të veprojë sipas parimeve të saj dhe të kërkojë që Eurovisioni të zhvendoset në një vend ku krimet kundër asaj lirie nuk po kryhen”, vazhdon shkrimi në këtë kërkesë.

Foto: Brendan Hoffman/Getty Images/Guliver

Ndërkohë BBC nuk ka vonuar me përgjigjen, duke thënë se Eurovisioni është festival i vlerave artistike, dhe se nuk ka të bëjë me politikën.

“Eurovisioni nuk është një ngjarje politike dhe nuk përkrah asnjë mesazh apo fushatë politike. Gara ka mbështetur gjithmonë vlerat e miqësisë, gjithëpërfshirjes, tolerancës dhe diversitetit dhe ne nuk besojmë se do të ishte e përshtatshme për të përdorur pjesëmarrjen e BBC-së për arsye politike. Për këtë do të marrim pjesë në ngjarjen e këtij viti. Vendi pritës përcaktohet nga rregullat e konkurrencës, jo nga BBC“, thuhet në këtë përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori