LAJMI I FUNDIT:

MPPS dorëzon në Prokurori dokumentet me keqpërdorimet në sistemin pensional

MPPS dorëzon në Prokurori dokumentet me keqpërdorimet në sistemin pensional

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon se ka ngritur padi penale ndaj personi të panjohur dhe në Prokurorinë Themelore i ka dorëzuar gjitha dokumentet nga analiza e sistemit pensional, ku u zbuluan parregullsi në lidhje me ndarjen e kontributeve për një pjesë të pensionistëve të ardhshëm.

“Hetimet themelore të cilat i ka bërë Ministria, me institucionet financiare ndërkombëtare për herë të parë pas 12 viteve, kanë zbuluar se 12 mijë pagues të sigurimit kanë mbetur vetëm në shtyllën e pensioneve shtetërore”.

12 mijë punëtorë pa sigurim pensional, Carovska: Prokuroria do t’i hetoj zyrtarët
Lexo po ashtu 12 mijë punëtorë pa sigurim pensional, Carovska: Prokuroria do t’i hetoj zyrtarët

“Për ata aspak nuk janë ndarë mjete në shtyllën private (e dytë), edhe pse paguesit e sigurimit i kanë plotësuar kushtet. Në këtë mënyrë ju është pamundësuar e drejta për pension 12 mijë pensionistëve të ardhshëm. Kështu një pagues i sigurimit me pagë mesatare ka humbur rreth 95 mijë denarë në periudhën prej vitit 2007 deri 2018”, thonë nga MPPS.


Ata shtojnë se këtë dëm do ta kompensojnë dhe Shoqatave private të pensionistëve u është paguar shumë prej 19 milionë eurove./Telegrafi/