LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit sot vendos për ankesën e Jankulloskës për dënimin me burg

Gjykata e Apelit sot vendos për ankesën e Jankulloskës për dënimin me burg

Gjykata e Apelit në Shkup sot duhet të vendosë për ankesën e ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, për aktgjykimin në rastin “Tanku” të PSP-së.

Jankulloska në këtë lëndë më 8 tetor të vitit të kaluar u dënua me gjashtë vite burg. Gjykimi ndaj saj u zhvillua ndaras, për shkak se ishte shtatzënë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gordana Jankulloska dënohet me gjashtë vite burg për blerjen e “Mercedesit”
Lexo po ashtu Gordana Jankulloska dënohet me gjashtë vite burg për blerjen e “Mercedesit”

Në rastin “Tanku”, që ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej rreth 600 mijë euro, me burg u dënua edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.


Ai u dënua me 2 vite burg, për shkak të të cilave edhe u arratis në Hungari ku edhe mori azil politik./Telegrafi/