Dy qeveritë e kaluara nuk arritën ta përfundojnë mandatin e rregullt 4-vjeçar. Pas vendosjes së taksës 100% nga Qeveria e Ramush Haradinajt për prodhimet që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka zëra se edhe qeveria e koalicionit PAN mund të ketë këtë fat.
SHBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht kanë kërkuar nga Qeveria largimin e taksës. Kurse, partnerët e koalicionit po shfaqen të bindur se taksa do të mbetet deri në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Beogradi zyrtar.
Përderisa përfaqësues të koalicionit qeveritar shprehen të sigurtë se nuk janë në rrezik për humbjen e pushtetit, nga opozita deklarojnë se koalicioni është i dobët.
E dallimi i qëndrimeve për taksën vërehen edhe te krerët e vendit. Derisa presidenti Hashim Thaçi është për heqjen e saj, kryeministri Ramush Haradinaj këmbëngul se kjo nuk do të ndodhë pa njohjen e shtetit nga ana e Serbisë.
I pari i ekzekutivit, vazhdon të ndjehet komod në pozitën e tij në krye të ekzekutivit, madje thotë se qeveria vetëm sa po forcohet.
“Veç po forcohemi. Koalicioni rrezikohet mos me pas sukses kompania këtu, mos me ndodhë puna, mos me ndodhë zhvillimi. Përderisa fokusohemi në punë, edhe ajo që kemi deklaruar që ky vit është vit i ekonomisë është shumë me rëndësi”, tha ai.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, shprehet i bindur se koalicioni qeveritar është mëse funksional dhe se nuk ka kurrfarë rreziku në stabilitetin e tij.
“Koalicioni as nuk është rreziku më herët e as nuk është duke u rreziku tash, as nuk mendoj që ka me u rreziku në të ardhmen sepse e kemi një marrëveshje të koalicionit, të cilës po i përmbahemi dhe për aq kohë sa kjo është mënyra e funksionimit tonë, asnjë problem nuk ka. Unë asnjëherë nuk e përjashtoj mundësinë që ka njerëz që dëshirojnë që diçka e tillë të ndodhë, por ua heqim atë dert sepse koalicioni është superfunksional dhe pa asnjë vështirësi në funksionimin e tij”, tha ai.
Ndërsa ndryshe mendojnë deputetë të opozitës. Sipas tyre, koalicioni qeverisës qëndron falë interesave klanore.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, vë në pah qëndrimin e mëparshëm të LDK-së, sipas së cilës taksa që ka vënë në pikëpyetje raportet me BE-në duhet të hiqet.
“Koalicioni është i përçarë tash e sa kohë. Këta njerëz i mbajnë bashkë interesat e ndryshme klanore dhe interesat e ndryshme që kanë bashkë. Kjo është situata në të cilën këta e kanë sjellë vendin. Po merren vendime për këtë taksë në telefon, duke u shtyrë 10 përqind, 30 apo 100 përqind, pa asnjë analizë paraprake dhe pa asnjë konsultim me partnerët kryesorë ndërkombëtar”, tha ai.
Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tejkalon përçarjet brenda koalicionit, duke thënë se nuk duhet të ketë debat për heqjen e taksës apo jo.
“Taksa nuk është një debat, i cili mund të reduktohet a po dëgjohet Amerika apo jo. Është një vendim qeveritar, i cili është dashur të studiohet mirë. Nëse studiohet mirë dhe e ke marrë vendimin dhe je i sigurt se veprimi i bënë mirë Kosovës, ai vendim duhet të mbahet”, u shpreh ai.
E ndikimin e masës ndaj Serbisë në skenën politike të brendshme e ka komentuar edhe njohësi i aktualitetit, Rasim Alija.
Ai ka thënë për KosovaPress se ka të ngjarë që koalicioni t’i mbijetojë kësaj situate, duke theksuar se është PDK-ja, ajo që e ka në dorë këtë.
“Siç duket, javën e kaluar ka qenë problem edhe me qëndru taksa edhe me mbet koalicioni, mirëpo ujërat pak a shumë po fillojnë duke u qetësu dhe siç duket koalicioni do t’i mbijetojë edhe kësaj mosmarrëveshjeje për taksën. Mirëpo, asgjë nuk është përfundimtare, sërish mund të rikthehet çështja e vendosjes ose heqjes së taksës dhe a do të qëndrojë koalicioni tutje apo jo, këtë e vendosë vetëm PDK-ja”, u shpreh ai.
Ndërkaq, Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë thirrje që të hiqet taksa 100 përqind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja.
Në një deklaratë për media, Ambasada amerikane ka thënë se refuzimi i pezullimit të taksës është kundër interesave të saj dhe pasojat mund të ketë pasoja në marrëdhëniet bilaterale. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë