Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve F.TH. (1974), XH.H. (1961), dhe L.M. (1962), për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se “ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit F.TH., XH.H. dhe L.M., më 24 janar 2019, në rrugën Prishtinë – Gjilan, pa autorizim kanë blerë dhe poseduar substanca narkotike, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, në atë mënyrë që pasi nga policia është ndalur automjeti, të cilin e drejtonte i dyshuari F.TH., në të cilin automjet kishte qenë edhe i dyshuari XH.H., në bagazhin e të njëjtit është gjetur 52.37 kg, substancë narkotike e llojit Marihuanë”, përcjell Telegrafi.
“Ndërsa, tek parkingu i qendrës tregtare ETC, në Gjilan, nga policia është arrestuar edhe i dyshuari L.M., i cili kishte për të pranuar substancën narkotike, e cila edhe është konfiskuar nga policia. Po ashtu, janë konfiskuar edhe dy vetura, 4 telefona celular dhe 2,000 euro”.
“Gjithashtu, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturit A.I. (2001), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ nga neni 273 paragrafi 1 dhe 5 të KPRK-së”.
Sipas Prokurorisë, dyshohet që, i mituri A.I., më 25 janar 2019, në Viti, ka poseduar substancë narkotike, të llojit Marihuanë, në peshë prej 108.6 gram, e cila është konfiskuar nga policia.
“Prokuroria, i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake, që të dyshuarve dhe të miturit t’iu shqiptojë masën e paraburgimit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kristof Le Rigoler: Nuk mund të ketë garanci absolute për rezultatin e procesit të eurointegrimeve
LSDM: Qeveria harxhon për luks, por nuk miraton rritjen e pagave për qytetarët
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë