LAJMI I FUNDIT:

John McAfee ka rekrutuar “qindra persona që duken si ai” për fushatën e tij presidenciale të vitit 2020

John McAfee ka rekrutuar “qindra persona që duken si ai” për fushatën e tij presidenciale të vitit 2020

Manjati i antivirusit dhe kriptomonedhave John McAfee thotë se ai do të kandidojë për president të SHBA-ve në vitin 2020 nga ekzili, duke përdorur sozinë e maskuar për të bërë fushatë në SHBA.

McAfee është filmuar në Venezuelë, duke ju shmangur ligjit dhe akuzave që rëndojnë mbi të.

Në një seri videosh të postuara në Twitter të martën dhe të mërkurën, McAfee tha se nuk qëndrojnë akuzat e lëshuara ndaj tij nga IRS për një sërë krimesh.


McAfee, gruaja e tij Janice dhe katër punonjës të fushatës janë paditur “për krime të paspecifikuara të IRS“, shpjegoi ai, duke shtuar se nuk ka “paguar taksat në tetë vjet”.

Videot janë bërë në një jaht që McAfee e quajti “varkën e lirisë”, e cila tani do të dyfishohet si selia e fushatës së tij në 2020.

Guruja i çuditshëm kibernetik njoftoi synimin e tij për të kandiduar për zyrën më të lartë të vendit në qershorin e kaluar, përcjell GSH.

“Unë nuk do të lejoj që ata të më burgosin dhe të pengojnë fjalën time”, shpjegoi McAfee. “Sot, komuniteti i kriptove është në luftë, dhe unë jam në vijën e frontit”.

McAfee ka në plan që mijëra vullnetarë të shtypin maska të fytyrës së tij, të cilat do të vishen nga “luftëtarët rrugorë” në “parqe, qoshe në rrugë dhe restorante në të gjithë Amerikën.” McAfee do t’u drejtohet këtyre mbështetësve me altoparlantë.

Një grup tjetër i vullnetarëve do të veshin maska të McAfee në konferenca dhe ngjarje të fushatës; duke folur, duke shtrënguar duart dhe duke qëndruar në këmbë për të simbolizuar prezencën e tij, edhe pse ai është në arrati.

Se ku McAfee vetë do të ndodhet gjatë kësaj fushate është e paqartë. Sipas profilit të tij në Twitter, kandidati është aktualisht në rrugën drejt Venezuelës, e cila për shkak të klimës aktuale politike ka të ngjarë që të mos arrijë zbatimin e ligjit të SHBA-së.

Është e paqartë nëse McAfee është plotësisht i ndershëm në lidhje me vendndodhjen e jahtit, duke pasur parasysh faktin se autoritetet amerikane mund të përgjojnë thjesht “varkën e lirisë” para se të kalojë në Venezuelë.

Kjo fushatë në mërgim është përpjekja e dytë e McAfee për të kandiduar për Shtëpinë e Bardhë.

Në 2016, entuziasti i kriptove humbi postin si guvernator i New Mexico.

Sipërmarrësi 73-vjeçar i teknologjisë ka dalë kohët e fundit si një avokat i shquar për monedhat dixhitale, duke përfshirë bitcoin, të cilat kanë përjetuar rritje të shpejtë dhe paqëndrueshmëri ekstreme në vitet e fundit.

Futja e McAfee në politikë ka synuar nxitjen e kriptotregut, të cilin ai e sheh si një sfidues serioz ndaj monedhës legale të mbështetur nga qeveria.

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori