LAJMI I FUNDIT:

Dështojnë bisedimet për murin, Trump: Një humbje e plotë kohe

Dështojnë bisedimet për murin, Trump: Një humbje e plotë kohe

Presidenti Donald Trump u çua e doli nga takimi me krerët demokratë, ndërsa negociatat përfunduan sërish pa sukses në ditën e 19 të mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i quajti “një humbje e plotë kohe” bisedimet me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, dhe kreun e demokratëve të Senatit, Chuck Schumer.

Ky i fundit u shpreh se, kreu i shtetit ishte larguar papritur nga salla e takimit, gjë që sipas tij ishte “vërtet për të ardhur keq”.


Për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy palëve për fondet e sigurisë kufitare, një e katërta e qeverisë federale ka mbetur e mbyllur që nga 22 dhjetori.

Trump këmbëngul se u takon demokratëve “të kalojnë ligjin për buxhetin dhe të rihapin qeverinë”, ndërsa ata vet ia faturojnë situatën e krijuar refuzimit të presidentit për të hequr dorë nga kërkesa e një fondi 5.7 miliardë dollarësh për ngritjen e murit në kufi me Meksikën.

Sot, Trumpi do të shkojë vet atje e do të vizitojë një postë të patrullimit kufitar në luginën e Rio Grandes në Teksas. Presidenti do të informohet mbi të rejat e fundit të sigurisë, në atë që konsiderohet si sektori më i ngarkuar i të gjithë kufirit, për kalimet e paligjshme të emigrantëve. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Azia
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Kalo në kategori