Iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” informon se ditën e shtunë (12 janar) në orën 11:00 do të organizojnë protesta, kundër siç thonë ata, shkatërrimit të kësaj qendre turistike.
Protesta do të mbahet tek teleferiku i qytetit të Tetovës, i cili gjendet në fillim të rrugës për në Kodrën e Diellit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Turizmin që kanë Struga dhe Ohri tre muaj, Tetova duhej ta kishte dymbëdhjetë muaj! Të mobilizohemi sa më shumë, të shprehim gatishmërinë tonë për ti kërkuar llogari qeverisë, që të ndërmarrë hapat e duhur drejt zgjidhjes së përhershme të problemeve në Kodrën e Diellit”, thuhet në njoftim.
Ata ditë më parë organizuan konferencë për shtyp, në të cilën ju dhanë afat organeve kompetente që të plotësojnë kërkesat e tyre, në të kundërtën paralajmëruan bllokim të rrugëve dhe masa tjera./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit