LAJMI I FUNDIT:

Një nga liderët e grupeve ultras të Interit: Ulërimat drejt Koulibalyt nuk ishin raciste

Një nga liderët e grupeve ultras të Interit: Ulërimat drejt Koulibalyt nuk ishin raciste
Tifozët e Interit (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Një nga liderët e grupeve të tifozëve të Interit, është i bindur që tifozët e klubit zikaltër nuk kanë bërë asgjë raciste ndaj Kalidou Koulibalyt në derbin ndaj Napolit.

Franco Caravita nga Boys San ka tentuar të shpjegojë se fishkëllimat dhe ulërimat që bëhen gjithmonë drejt lojtarëve kundërshtarë pasi ato mendohen për t’i vënë sa do pak në presion ata.

“Racizmi në stadiume nuk ekziston”, citohet që ka thënë ai nga RomaNews.


Pjesa e tifozëve ultas të Interit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ulërimat drejt Koulibalyt nuk ishin raciste, por mënyrë për të vënë në presion kundërshtarin. Në sektorin ultras nuk ka racizëm”.

“Shumica e tifozëve zikaltër që fishkëllyen Koulibalyn do ta donin atë në skuadër pasi është lojtar i mirë”.

Interi nuk e apelon dënimin, por kërkon ta mbush stadiumin me fëmijë
Lexo po ashtu Interi nuk e apelon dënimin, por kërkon ta mbush stadiumin me fëmijë

“Pajtohem me Ministrin e Mbrëmshëm, Matteo Salvini, i cili foli për siguri më të madhe brenda dhe jashtë stadiumit. Duhet ulur për të biseduar, por vetëm me njerëzit që njohin stadiumet dhe ultrasit”, ka thënë Caravita.

Interi është dënuar dy ndeshje pa tifozë, ndërsa në të tretën pa pjesën e tifozëve ultas, kjo për shkak se Federata e Italisë ka konstatuar se ka pasur kore raciste në stadium. /Telegrafi/