LAJMI I FUNDIT:

Amdi Bajram do të vazhdojë që të jetë pjesë e koalicionit qeveritar

Amdi Bajram do të vazhdojë që të jetë pjesë e koalicionit qeveritar

Amdi Bajram, partner i shumicës parlamentare në vitin 2019-të dëshiron që të kalojnë ndryshimet kushtetuese dhe pajtimi në planin politik.

“Të gjithë së bashku këtë vit të votojmë për Maqedoninë Veriore, ta marrim vendimin bashkërisht, sepse kjo është në interes të politikanëve. Me këtë, të gjithëve në Maqedoninë Veriore u dëshiroj anëtarësim në NATO dhe Evropë dhe të gjithë këto punë që janë në vend t’i harrojmë. Të gjithë bashkë të punojmë për ekonominë dhe për jetë më të mirë për qytetarët”, tha Bajrami për “TvPresing”.

Ai shtoi se edhe më tej do të jetë në koalicion me pushtetin, gjegjësisht nuk mendon që të del në opozitë./Telegrafi/