Ajo gjithmonë ishte e njohur për hitet që i publikonte dhe fuqinë e saj skenike sa herë interpretonte, krejt kjo falë lidhjes së fuqishme me adhuruesit e saj që gjithmonë i kanë qëndruar besnik.
Viti 2018 ishte një vit pozitiv për skenën moderne të muzikës shqiptare. Kjo pasi mbretëresha e skenës është kthyer në fron – Dafina Zeqiri u rikthye në vend për të vazhduar karrierën e saj në tregun shqiptare.
https://www.instagram.com/p/BrV-Y8RBwYY/
Përpjekja e saj për sukses ndërkombëtar ishte e madhe dhe mjaft e suksesshme, por ajo u largua nga skena shqiptare në gjysmë të karrierës, duke krijuar shumë mall te adhuruesit e saj për muzikën e hitet e saj.
https://www.instagram.com/p/BsDWMQuB5IB/
Dafina mund të ketë qenë e suksesshme në skenën ndërkombëtare, por ajo është një legjendë në shndërrim e sipër në skenën muzikore shqiptare.
https://www.instagram.com/p/Bqu8wVGBZIf/
Këtë ajo e tregoi me t’u rikthyer nga SHBA-të. Ky nuk është një tekst që flet për jetën private të Dafinës, absolutisht, ky aspekt është më i parëndësishmi kur flitet për të, por jeta private ndikoi që Dafina të merrte një “pushim” – të kthehet në Prishtinë dhe të bëjë disa hite.
Si një hobi shumë të lehtë ajo e mori rikthimin, ku u drejtua në studion e Big Bang Beats, producentit të saj të kahmotshëm dhe njeriut të hiteve në shtëpinë RedBox.
“Fuego” ishte projekti i parë me t’u kthyer në Kosovë, i punuar nga Big Bang në RedBox e në tekst nga Lumi B. Projekt ky që ishte vetëm sinjali i parë për atë që po na pret nga Dafina.
Dafina e cila u prit nga ekipi i saj me në krye Pëllumb Çitakun krijuan turneun e saj në gjithë trojet shqiptare, turne spektakolar ky që u shoqërua me shumë performanca epike në klubet më të mëdha në vend.
Teksa turneu i saj po kulmonte, erdhi bomba e madhe me Lumi B në fund të verës. “Kalon” u punua po ashtu nga Big Bang në RedBox dhe shpejt u shndërrua në hit.
Stili unik i interpretimit të Dafinës, adaptimi i saj në ritëm dhe sensi sensual që ajo transmeton në këngë e videoklipe bëri për vete jo vetëm fansat e dikurshëm, jo vetëm femrat, jo vetëm djemtë, por i krijuan asaj edhe fansa të ri në vitin 2018.
Shpejt filloi puna në projekte të reja pas hitit me Lumin, dhe Dafina u drejtua në studio për projektin e ri ritmik “Kurgjo nuk kallxojna”.
E ndikuar nga fryma botërore e muzikës “afro-trp”, Dafina tregoi se s’ka zhanër që e ndalon që ajo të krijojë hit dhe kështu dëshmoi pse është ylli më i madh ndër femrat në muzikën shqiptare. Më të mirën nga ajo nuk e kishim parë pasi pjesën e dytë të vitit 2018 ajo vendosi ta bëjë për vete.
Me t’u publikuar “Kurgjo nuk Kallzojna” erdhi projekti që u shoqërua me shumë marketing, e që u realizua në formë modeste me një iPhone 8 – “A don Love?” u shndërrua në një himn në mesin e fansave, në vetura e diskoteka, teksa bashkëpunimi i saj i Noizyt shënoi rrënimin përfundimtar të barrierave në estradën shqiptare.
Kënga ritmike jo vetëm se ishte një këngë e bukur dhe sensuale me një prej reperëve më të mëdhenj, është një projekt me të cilin Dafina doli me gjoks përpara shigjetave të kritikëve që e denigruan dhe poshtëruan, atyre që e urrejnë për faktin se ajo bashkëpunoi me njeriun që dikur e ka fyer atë publikisht në projekt.
Pikërisht këtu Dafina tregoi anën e saj më të fortë, duke treguar se muzika dhe dashuria ngadhënjen mbi urrejtjen dhe mbi të gjitha. Dafina i theu stereotipet e barrierat, duke përçuar mesazh të fuqishëm, me një këngë tejet sensuale.
Kur të gjithë e menduan se ky është hiti i fundvitit për të dhe se ajo nuk shfaqet deri verës, Dafina vendosi që të gjithë t’i befasojë me një tjetër projekt që askush nuk e priti se do të bëhet hit.
“Alo”, një projekt tejet interesant e me ritme të veçanta afro-trap sërish e bëri Dafinën të jetë në qendër të vëmendjes dhe kërkesave. Dëshmi që ajo qëndron në hap me muzikën botërore dhe trendet e kohës. Bashkëpunimi i saj me DJ-in e saj të ri të koncerteve, DJ Geek, është hiti më i ri i kohës, një super projekt që po pëlqehet tej mase nga adhuruesit.
Për Dafinën nuk janë matëse klikimet e pëlqimet – sa herë është ajo në skenë të gjitha bien poshtë sepse ajo pushton – njëjtë sikurse mbretëresha kur qëndron në fron.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti”, Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i “Etna Group”, ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë