LAJMI I FUNDIT:

Zbardhja e fatit të të pagjeturve do të jetë prioritet në fazën finale të dialogut

Zbardhja e fatit të të pagjeturve do të jetë prioritet në fazën finale të dialogut

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka bërë nderime te Memoriali për të pagjeturit në Prishtinë.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut në Bruksel, zbardhja e fatit të të pagjeturve do të jetë ndër çështjet prioritare.

Ai shkruan se çështja e personave të pagjetur është ndër plagët më të rënda të shoqërisë sonë, të cilën e bartin me vete në momentet e gëzimit dhe hidhërimit.


“Së bashku me familjarët e personave të pagjetur, në ditën e fundit të këtij viti, bëmë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë. Kjo është ndër plagët më të rënda të shoqërisë sonë, të cilën e bartim me vete në momentet e gëzimit dhe hidhërimit. Në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut në Bruksel, zbardhja e fatit të të pagjeturve do të jetë ndër çështjet prioritare. Familjet e të pagjeturve meritojnë të dinë për fatin e më të dashurve të tyre, prandaj si institucione do të bëjmë të pamundurën që ta zbardhim fatin e tyre”, shkruan Thaçi.