LAJMI I FUNDIT:

Basha: Ministra të paaftë! Ata që ikën duhet të dalin para drejtësisë

Basha: Ministra të paaftë! Ata që ikën duhet të dalin para drejtësisë

Lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha ka thënë se ndryshimet në qeveri janë një tallje për shqiptarët.

“Edi Rama sot mund të kishte vendosur ministër shoferin e tij, parukieren e tij dhe nuk ka kush ta ndalë. Më lejoni ta theksoj fare qartë: ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar! Largimi i tyre nuk mjafton, ata duhet të dalin para drejtësisë. Por, me aktin e sotëm Edi Rama dëshmoi se ai nuk ka nevojë për ministra. Ai qeveris direkt me oligarkët dhe me krimin. Me ta ai përcakton se si grabiten pasuritë dhe paratë e shqiptarëve, me ta ka qeverisur këto 5 vite, me ta do të vazhdojë të qeverisë”, deklaroi Basha.


Edhe pse mes ministrave të larguar janë edhe ata të cilët opozita i ka akuzuar për korrupsion, për Lulzim Bashën, i pari që duhet të largohej është kryeministri.

“Asgjë nga këto nuk e fsheh dot një të vërtetë të thjeshtë që çdo shqiptar e ka kuptuar: peshku është qelbur nga koka. Ajo që i ka ofruar shqiptarëve është një përzierje njerëzish të paaftë, anonimë dhe disa, madje, thellësisht të korruptuar. Por, roli i këtyre njerëzve nuk është gjë tjetër veçse të shërbejnë si fasada e qeverisjes së Edi Ramës me oligarkët dhe me krimin, me përfaqësuesit e krimit të organizuar”.

“Ndryshimet në qeverisje tregojnë gjendjen e rënduar psikike të Edi Ramës: i degraduar nga veset, i paralizuar nga paaftësia totale, i mbushur me urrejtje për njerëzit dhe i krimbur nga paratë që ka vënë, ai po sillet siç sillen njerëzit e degraduar kur i vjen fundi, po bën aktet e një të marri”, tha Basha. /Telegrafi/