LAJMI I FUNDIT:

Samsung Electoronics zgjeron partneritetin dhe qendrat e çertifikimit, duke ndërtuar ekosistemin HDR10+

Samsung Electoronics zgjeron partneritetin dhe qendrat e çertifikimit, duke ndërtuar ekosistemin HDR10+

Tani, mbi 40 anëtarë që përfshijnë krijuesit e kontentit, prodhuesit e çipave të smartphone dhe më shumë, programet e certifikimit HDR10 + dhe programet e logove përmirësojnë përvojën e shikuesit me përmbajtje më të gjallë.

Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot zgjerimin e ekosistemit HDR10+ me partnerë të industrisë dhe ndërtimin e një qendre të re certifikimi në Kinë. Partneritetet e reja me kompanitë, nga shërbimet e transmetimit online dhe shërbimet e përmbajtjes deri te industria e gjysmëpërçuesve, do të sjellin më shumë përmbajtje me cilësi të vërtetë për shikuesit dhe gjithashtu do të zgjerojnë ndikimin e teknologjisë HDR10 + në segmente të ndryshme të tregut.

Qershorin e kaluar, Samsung Electronics lançoi programin e certifikimit dhe logos HDR10 + në partneritet me 20th Century Fox dhe Panasonic. HDR10 + është teknologjia standarde e gjeneratës së ardhshme të Samsung për përpunimin e figurës, që optimizon nivelet e ndriçimit dhe kontrastin për secilën skenë, duke i bërë zonat e ndritshme edhe më të ndritshme dhe zonat e errëta edhe më të errëta, për të ofruar një eksperiencë më të gjallë.


Falë partneriteteve të reja të Samsung me ofruesit e përmbajtjes, konsumatorët së shpejti mund të kenë më shumë përmbajtje në ngjyra të gjalla dhe realiste. Rakuten TV, një shërbim streaming online, do të ofrojë përmbajtje HDR10 + në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Një nga më të mëdhatë në mesin e shërbimeve CIS dhe OTT / VOD në Evropën Lindore, MEGOGO është duke përfunduar procesin e licencimit HDR10 +, duke bërë adoptimin e HDR10 + dhe duke planifikuar të lëshojë përmbajtje HDR10 + në platformën e saj, të shikueshme në të gjitha pajisjet Samsung Smart TV. ARSPRO, me seli në Moskë, është një studio prodhimi që ka implementuar teknologjinë HDR10 +, duke përfshirë përdorimin e metadatave dinamike. Ajo ka kryer me sukses remasterizimin e serive të para të programimit në HDR10 +. Më 3 dhjetor të këtij viti, shërbimi më i madh rus OTT / VOD gjithashtu paraqiti pesë seriale evropiane në HDR10 + për përdoruesit e Samsung Smart TV për herë të parë në Rusi dhe në rajonin e CIS.

“Me HDR që shfaqet si një nga teknologjitë më të rëndësishme për cilësi ultra të lartë të imazhit, formati HDR10 + i Samsung po fiton njohje”, tha Hyogun Lee, Zv/President Ekzekutiv i Biznesit Visual të Ekraneve në Samsung Electronics. “HDR10 + tashmë është mirpritur nga kompanitë kryesore përmes industrive të ndryshme. Samsung do të vazhdojë në këtë rrugë, duke forcuar lidershipin teknologjik të HDR dhe duke ruajtur praninë tonë në tregun global të televizorëve”.

Në vitin 2017, Samsung gjithashtu lançoi shërbimin e vet të videove premium me Amazon, duke e bërë Prime Video shërbimin e parë të transmetimit që ofron të gjitha videot 4K (UHD) në HDR10 +. Në 2018, Amazon integroi HDR10 + në Amazon Fire TV Stick 4K, i cili u lançua në tetor. Një tjetër partner i HDR10 + Warner Bros. Home Entertainment ka krijuar mbi shtatëdhjetë tituj kompatibël në HDR10 + dhe planifikon të ketë mbi 100 tituj në dispozicion për shpërndarje digjitale në HDR10 + deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Samsung gjithashtu po ndërton partneritet me prodhuesit më të mëdhenj të smartfonëve. Qualcomm, një prodhues amerikan i gjysmëpërçuesve dhe pajisjeve të telekomunikacionit dhe një anëtar i aleancës HDR10 +, njoftoi kohët e fundit se HDR10 + do të suportohet nga chipseti më i ri, Snapdragon 855. Arm, kompania kryesore e inovacionit në Mbretërinë e Bashkuar në teknologjinë mobile që ka bashkëpunuar me sukses me Samsung System LSI , gjithashtu do të bashkohet me rrjetin HDR10 +, duke ndikuar në rritjen e HDR10 + në kategorinë mobile.

Përveç kësaj, Samsung planifikon të ndërtojë një qendër të re HDR10 + në Kinë me TIRT, një qendër kombëtare testimi dhe inspektimi për elektronikën kineze të konsumit, në dhjetor. Qendra është projektuar për të ndihmuar prodhuesit e televizorëve kinezë, duke përfshirë Hisense, TCL dhe Konka për të hyrë në procedurën e certifikimit dhe nga ana tjetër zgjerimin e ekosistemit HDR10 +. Qendra e Kinës ndjek hapjen e qendrave të çertifikimit të ndërtuara në Kore, Japoni dhe SHBA në fillim të këtij viti.

###

Rreth Samsung Electronics Co., Ltd.

Samsung frymëzon botën dhe është modeli i së ardhmes me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.