LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Të gjitha kompanitë që i kanë plotësuar kushtet për subvencione, kanë marrë para

Carovska: Të gjitha kompanitë që i kanë plotësuar kushtet për subvencione, kanë marrë para

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk mund të paguajë diçka për të cilën nuk ka pasur kërkesë. Të gjitha firmat të cilat kanë kërkuar dhe i kanë plotësuar kushtet për subvencione kanë marrë para, tha ministrja Mila Carovska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth vonesës së subvencioneve për punëdhënësit të cilët ofruan paga më të larta se 18 mijë denarë.

“Ne si MPPS nuk mund të paguajmë për diçka për të cilën nuk ka pasur kërkesë. Përpunim në DAP kishte, periudhë e cila nevojitej sepse ishte pagesa e parë dhe vendosja e sistemit. Secilit mekanizëm të ri i nevojitet kohë që të vendoset. E gjithë kjo u vendos dhe u kryen pagesat, ato po vijojnë rregullisht, njëjtë si ishin edhe subvencionet për pagën minimale. Edhe atëherë kishte 30 ditë për adaptim të pagesës së parë derisa të bëhen të gjitha funksionet dhe pas kësaj pagesa vijon rregullisht”sqaroi Carovska në hapjen e Qendrës ditore për persona të moshuar në fshatin Izvor.

Ajo iu bëri thirrje të gjitha firmave të cilat kanë nevojë të aplikojnë për subvencione sepse, siç tha, kjo masë do të vijojë në vitin 2019.


Në pyetjen për atë se Shoqata e punëdhënësve ka shfaqur numër më të madh të kompanive të cilat kanë kërkuar subvencion të tillë, ministrja Carovska sqaroi se kjo masë është për të gjitha kompanitë të cilat kanë kërkuar dhe i kanë përmbushur kushtet e nevojshme.