LAJMI I FUNDIT:

13 vjeçarja e cila lindi foshnjën në QKUK, ishte e martuar kundërligjshëm

13 vjeçarja e cila lindi foshnjën në QKUK, ishte e martuar kundërligjshëm

Kodi Penal sanksionon se kushdo që martohet me një të mitur mund të dënohet së paku 5 vjet burgim. Më se shumti me 20 vjet. 13 vjeçarja që ka lindur sot në QKUK, sipas mjekëve, ka qenë e martuar.

13-vjeçarja e cila lindi foshnjën e saj të parë të hënën në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) është e martuar. Insajderi merr vesh se burri i saj është nga Gjakova.

Foshnja ka lindur të hënën në orën 10 të mëngjesit, 33 ditë para kohës, shkruan Gazeta Insajderi.


13 vjeçarja sjell në jetë fëmijën e saj të parë në QKUK
Lexo po ashtu 13 vjeçarja sjell në jetë fëmijën e saj të parë në QKUK

Kodi Penal, neni 247, sanksionon se kushdo që martohet me të mitur dënohet nga 5 deri 20 vjet burg.

Xhevdet Gojnovci, Drejtor i Klinikës së Neontalogjisë ka treguar për Gazetën Insajderi se foshnja është duke u trajtuar në procedurë normale dhe gjendja shëndetësore e saj është e mirë.

Gojnovci ka treguar se nëna e foshnjës është shtetase e Shqipërisë nga qyteti i Elbasanit.

“Foshnja ka lind dje me datën 24.12.2018 në ora 10:05 minuta foshnja ka lind 1.900 gramë, gjatësia 50 centimetra është vajzë, është para kohe 33 javë dhe nëna është e lindur në vitin 2005 në Elbasan në Shqipëri jeton në Gjakovë”, ka treguar Gojonci.

Ai ka thënë se “sipas të gjitha gjasave është e martuar ndërsa sot e ka vizituar edhe burri i saj”.