Doganimi i çelikut, Qeveria e Maqedonisë mohon pasojat ndaj ekonomisë
Kufizimi i eksportit të çelikut në BE nuk do të ndikojë negativisht ndaj Bruto Prodhimit Vendor, pohon zv. kryeministri Koço Angjushev. Kompanitë që janë pjesë e industrisë së çelikut nuk do të pësojnë dëme pasi Rregullat e reja të Unionit do të nënkuptojnë se kompanitë mund të eksportojnë aq sa kanë eksportuar në 3 vitet e fundit, plus ta rrisin eksportin deri në 5%. Megjithatë, Angjushev pranon se pesë kompani vendore do të goditen nga kjo masë e BE-së.
“Ku qëndron problemi? Problemi qëndron se nga këto kompani, ndërsa të tilla ka, për shembull Makstili ka pasur prodhimtari shumë të ulët në 3 vitet e fundit ndërsa për vitin e ardhshëm paralajmëron prodhimtari dukshëm më të lartë, në këtë rast ata nuk mund të eksportojnë në BE. Është e saktë se kjo do të ketë efekte negative, por nuk do të thotë kjo se do të kenë humbje, por se do të kenë kufizime në planifikimet dhe pritjet e tyre”, pohoi Koço Angjushev, zv. kryeministër.
Se masa e këtillë seriozisht do ta godasë biznesin, dje alarmoi edhe drejtori i Makstilit, Mitko Koçovski. Edhe pse ende po i bëjnë përllogaritjet, humbjet do të jenë mbi 100 milionë euro, shton Koçovski. Këtë shifër e konteston Angjushev i cili thotë se humbjet do të jenë shumë më të vogla. Nga Sindikata e industrisë së metalit akuzojnë se problemi është më serioz nga ajo që autoritetet e prezantojnë.
“Problemi është shumë serioz. Do t’i përdorim të gjitha argumentet, do të kërkojmë nga kompanitë të mos të ndikojë kjo tek punëtorët. Sidomos të mos ketë largime ndërsa të domosdoshme do të jenë pushimet e detyrueshme nëse masa zbatohet në muajin shkurt dhe do të zgjasë tre vitet e ardhshme. Që në fillim mendohet të reduktohet prodhimtaria deri në 40% ndërsa po aq do të jenë të rrezikuar punëtorët nëse nuk gjejmë zgjidhje alternative”, pohoi Pece Risteski, kryetar i Sindikata e industrisë, energjetikës dhe minierave.
Në biznesin e çelikut në Maqedoni punojnë rreth 4000 punëtorë, por sipas përllogaritjeve, në mënyrë indirekte në këtë industri përfshihen mbi 10.000 persona. Shifrat tregojnë se 70% nga çeliku i prodhuar nga vendi shkon në vendet e BE-së. Edhe pse Qeveria tentoi të negociojë me Komisionin Evropian, nga Brukseli nuk heqin dorë nga masa për 25% doganë pasi të plotësohet kuota e çelikut të eksportuar nga vendet që nuk janë pjesë e BE-së. Këto masa Unioni i vendosi si përgjigje ndaj politikave të Amerikës pasi SHBA-të kufizoi importin e prodhimeve të çelikut nga Kina dhe BE-ja./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë