LAJMI I FUNDIT:

Vijon bllokimi politik në SHBA, bie edhe bursa

Vijon bllokimi politik në SHBA, bie edhe bursa

Tregjet e aksioneve në SHBA ranë përsëri ndjeshëm të hënën. Treguesi S&P 500 ra më tepër se dy për qind ndërsa “DowJones” rreth tre për qind.

Presidenti Donald Trump ia ka hedhur fajin Rezervës Federale (banka qendrore) për rënien e bursës dhe për probleme të tjera ekonomike.

Ai ka thënë se problemi i vetëm ekonomik në SHBA është rritja e normave të interesit. Presidenti akuzoi shefin e Rezervës Federale, Jerome Powell se nuk e kupton tregun dhe dëmton ekonominë me rritjen e normave të interesit.


Rezerva Federale e zbriti normën bazë të interesit pothuajse në zero për të nxitur rritjen ekonomike gjatë recesionit që filloi në vitin 2007. Banka qendrore i mbajti normat e ulëta për disa vite.

Përfundimisht, rritja ekonomike rifilloi dhe papunësia ra në nivelin më të ulët në 49 vjet, prandaj zyrtarët e Rezervës Federale vlerësuan se stimuli i emergjencës nuk ishte më i nevojshëm. Drejtuesit e Rezervës Federale votuan për të ulur stimulin duke rritur gradualisht normat e interesit. Shqetësimi ishte se një stimulim tepër i madh i ekonomisë mund të nxiste inflacionin. Ekspertët thonë se një rritje e mprehtë e çmimeve mund të nxisë kërkesat për rritje pagash, gjë që do të çon një cikël tjetër të ngritjes së çmimeve.

Sipas VOA, Analistët e cituar në shtypin financiar thonë se sulmet e Presidentit Trump ndaj Rezervës Federale i bëjnë investitorët të shqetësohen se banka qendrore mund të humbasë pavarësinë, e cila lejon që ajo të marrë vendime bazuar në faktorët ekonomikë dhe jo në atë që është politikisht popullore.

Disa ekspertë të ekonomisë thonë se besimi i investitorëve është tronditur nga tarifat e Trump mbi partnerët kryesorë tregtarë. Rritja e kostove të tregtisë mund të zvogëlojë tregtinë dhe uljen e kërkesës për mallra dhe shërbime, gjë që ngadalëson rritjen ekonomike.

Mungesa e besimit të investitorëve mund të shkaktojnë rënien e aksioneve dhe tregjeve të tjera, pasi bartësit e aksioneve të shqetësuar shesin aksione ndërsa investitorët e mundshëm kanë frikë të blejnë. Kur kërkesa e blerësit bie, çmimet bien.

Një faktor tjetër që dëmton besimin e investitorëve është bllokimi i tanishëm politik në Uashington mbi fondet për murin kufitar me Meksikën që kërkon të ndërtojë presidenti Trump. Kjo nënkupton se Presidenti dhe kongresi nuk bien dot dakord mbi përparësitë e shpenzimeve dhe ka shkaktuar mungesën e fondeve për të paguar disa agjenci qeveritare.

Në përpjekje për të qetësuar tregjet e turbullta, Sekretari i Thesarit Steve Mnuchin foli të dielën me krerët e bankave më të mëdha amerikane, një hap i pazakontë për administratën. Ai konfirmoi se bankat i kanë paratë e nevojshme për operacionet e tyre rutinë. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kalo në kategori