LAJMI I FUNDIT:

Sot është dita e fundit e paraqitjes së kërkesave për amnisti

Sot është dita e fundit e paraqitjes së kërkesave për amnisti

Sot skadon afati i paraqitjes së kërkesës për amnisti për ngjarjet e Kuvendit më 27 prill të vitit 2017. Dje në Gjykatën Penale në Shkup kanë arritur 38 kërkesa për amnisti nga të akuzuarit në disa raste dhe që kanë të bëjnë me ngjarjet e “27 prilli”.

Në mesin e atyre që deri tash kanë këruar të amnistohen janë deputetët Krsto Mukoski, Ljupço Dimovski dhe Johan Tarçullullovski si dhe Aleksandar Vasilevski “Ninxha”, Nikolla Mitrevski “Koljo”, Goran Angellov “Qoseto”, Ivan Cvetanovski, Goran Gjoshevski “Levi” dhe Mitkom Peshov, vëllezërit Mihail dhe Stefan Mlledovski, Abdylfeta Alimi dhe Zaharie Simovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jane Çento dhe Igor Jug, të cilët janë në mesin e 33 të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit, në seancën e fundit tashmë u deklaruan se nuk do të kërkojnë amnisti, por vetëm drejtësi.


Kërkesë për amnisti mund të paraqeesin tashmë të akuzuarit për tentim vrasje ndaj deputetit Ziadin Sela, si dhe për dhunën ndaj ministres, Radmilla Sheqerinska. Avokatët e Pançe Angellov, i cili është i dënuar me katër vite burg për veprën penale “dhunë”, ndaj Sheqerinskës gjatë hyrjes në Kuvend, dhe Nikolla Vojmovski i cili është i dënuar me 13 vite e gjysmë për tentim vrasje ndaj Ziadin Selësm, konfirmuan se do të kërkojnë amnisti.

Të akuzuarit mund t’i dorëzojnë kërkesat deri te Gjykata personalisht apo me postë. Pas skadimit të afatit, gjykata dhe prokuroria kanë pesë ditë afat të përgjigjen se kush do të amnistohet e kush jo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori